Edin Dzeko

Sport

Edin Dzeko rikthehet në Serie A, Fiorentina fiton garën me rivalët

17 Qershor, 16:01| Përditesimi: 17 Qershor, 16:02

  • Share

Edin Dzeko është pranë një rikthimi të bujshëm në Serie A. Sulmuesi boshnjak ka arritur një marrëveshje verbale me Fiorentinën dhe pritet të nënshkruajë një kontratë një vjeçare me klubin vjollcë, duke i dhënë fund aventurës së tij në Turqi me Fenerbahçen.

Sipas raportimeve të “Football Italia”, Fiorentina ka kaluar në avantazh ndaj Bolognës në garën për të siguruar shërbimet e 39-vjeçarit, duke bindur lojtarin falë ndërhyrjes vendimtare të trajnerit të sapoardhur, Stefano Pioli.

Dzeko vjen bashkohet lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Fenerbahçen skadon në fund të muajit qershor. Pas dy sezonesh në Superligën turke, ish-kapiteni i kombëtares boshnjake është i gatshëm për një tjetër sfidë në futbollin elitar italian.

Me një bilanc mbresëlënës prej 107 golash në 268 ndeshje në Serie A me fanellat e Romës dhe Interit, Dzeko kërkon të vazhdojë të lërë gjurmë në kampionatin italian, këtë herë me fanellën e Fiorentinës. Klubi toskan synon të forcojë repartin ofensiv dhe eksperienca e Dzekos pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën në sezonin e ri.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?