Borussia Dortmund fitoi 1-0 aktin e parë kundër PSG-së në gjysmëfinalen e parë mes tyre në Champions League. Paçka suksesit, trajneri i vendasve Edin Terzic tha pas ndeshjes se të tijtë duhet të përmirësohen pasi në Paris i pret një ndeshje e fortë. Të martën që vjen një nga skuadrat do marrë biletën për finalen e Londrës më 1 qershor.
"Ne treguam një lojë shumë të mirë, një fitore të ngushtë, por të merituar," tha Terzic në konferencën për shtyp.
"Ishte një performancë e shkëlqyer e punës në grup që na çoi atje. Ne donim atë avantazh të vogël. E dimë se java e ardhshme ka shumë të ngjarë të jetë më e vështirë se ndeshja e parë.
Kjo është vetëm pjesa e parë dhe java e ardhshme do të jetë një histori ndryshe. Nuk do të jetë e lehtë të përballesh me lojën e tyre, me fuqi të shtuar nga tifozët vendas. E pamë edhe sot (dje) nga minuta e 45-të deri në minutën e 60-të. PSG u përmirësua pas pushimit dhe dy herë goditi shtyllën në minutën e 51-të, ndërsa humbi edhe disa raste të tjera. Ne kemi nevojë për përmirësim", tha Terzic mes të tjerash.