Djajtë që po duan tu xhvatin votat shqiptarëve, nuk shpallin veten, nuk dëshmojnë veten. Janë vënë në garë me shoqi-shoqin kush e kush të duken: njëri si Sali Kulla, tjetri si Edi Rama, tjetri si Koçi Xoxja, Kadri Hazbiu, e me rradhë modelet më të shëmtuara dhe më kriminale të diktaturës si Haxhi Lleshi, Lenka Çuko, Simon Stefani etj. S'po lënë kufomë komuniste pa e ngritur nga varri për të provuar se u ngjajnë, imitojnë, respektojnë, nderojnë, vampirët.
Pa folur për Sali Kullën, që jo thjesht ngjan, por, nga maja e flokut të kokës deri te thori i gishtit të këmbës, është identik si dy pika loti me sivëllezërit e tij, miliona komunistat anembanë Botës nga Kuba në Kore, nga Korea në Rusi, nga Rusia te SHQUP-i, të gjithë të tjerët ngjajnë. Të gjithë të tjerëve që po garojnë për në Parlament, ngjajshmëria dhe bolshevizmi u buçasin nga sytë, veshët, hundët, goja, dhe krejt vërrat e tjera.
Rrethuar nga gjithë ky uniformitet dëshpërues karakteresh majmunërore, i humba shpresat se ekziston dikush që t'ja vlejë, dhe i dhashë karar të mos votoj. E padenjë, madje e turpshme, quaje po deshe edhe kriminale, e pranoj, por s'pata nga t'ja mbaj.
Kur rastësisht pashë në televizor Agron Shehajn.
Nuk u lodha për të konstatuar brenda pak minutave se Agron Shehaj, kurrë, për asnjë arësye apo shkak, nuk ngjan, as ka ngjarë ndonjëherë, me asnjë, në asgjë.
Në tollovinë e sotme socio-politike Agron Shehaj është i vetmi individ i pangjajshëm, i ndryshëm, i natyrshëm, me rrasht politik serioz, denbabaden, autentik.
S'ka kurrkund në personalitetin e Agron Shehajt asnjë shenjë, asnjë gjurmë, të afërt apo të largët, të dukshme po të padukshme, të qartë apo të zbehtë, nga cilësitë skëterrore që të tjerët i kanë të shkruara në ballë: Hile nomenklaturiste, kafshëri komuniste, shtazëri diktatoriale, adhurim i verbër ndaj diktaturës dhe diktatorit.
Ata që ngjajnë, si për shembull Sali Kulla që i ngjan diktatorit, apo zhgani i Sali Kullës që i ngjan Sali Kullës, vjedhin, shkatërrojnë, shesin në tezgë interesat e vendit.
Ata që nuk ngjajnë, ata si Agron Shehaj, kryejnë punët, ruajnë ekuilibrat, mbajnë gjallë shpresën.
Jo çunat e oficerave, as pinjollët e nomenklaturës, dhe as rrugaçët e lagjes, të cilët ngjajnë si dy pika uji me njëritjetrin, por vetëm i pangjajshmi Agron Shehaj është Ai që fjalën e mban, premtimin e realizon, qiririn e shpresës nuk e lë të fiket.
Kurrkush më tepër se Agron Shehaj e ka të qartë se në politikë nuk hyhet për të vjedhur e xhvatur, e pasuruar, por vetëm për ta ndrequr dhe begatuar vendin në favor të të gjithëve.
Askush më mirë se Agron Shehaj nuk ja çjerr definitivisht maskën Sali Kullës, këtij humbësi serial, këtij komunisti congenital që sot e kësaj dite Parlamentin e quan "Kovendi Popullor", këtij kompromentuesi të idealeve konservative, vrasës i shpresave të shqiptarëve.
Agron Shehajt as në ment i bie të hartojë lista të hapura tek të cilat të braktisë demokratët seriozë dhe naivë që nuk duan ta besojnë dallaveren elektorale, dhe lista të mbyllura për sahanlëirës të panginjur që garantojnë vazhdimësinë e hajdutllëkut për hesap të Sali Kullës.
Agron Shehaj do jetë Ai që do verë në vend nderin e humbur të demokratëve shqiptarë që u nëpërkëmb për kaq vjet nga Sali Kulla dhe zagarët e tij sa herë u deshi qefi.
Vidh, gënje, manipulo, propagando, paguaj llapaqenër me pare të vjedhura, pasurohu, prap gënje, prap premto, prap vidh, prap digj, prap shkatërro, këtij zinxhiri kriminal antiligjor, këtij cikli skëterror që rrezikon ta fshijë nga faqja e dheut Shqipërinë dhe asgjësojë shqiptarët, do i japi fund kapitalisti vizionar Agron Shehaj.
Me seriozitetin dhe vullnetin që e karakterizon, Agron Shehaj do e bëjë Shqipërinë më serioze, më dinjitoze, më hijerëndë, me sa më pak meshkuj me zë të hollë dhe femra që trashin buzët me mishin e bythës.
Agron Shehaj e ka më se të qartë se ylli polar që do udhëheqë shqiptarët në rrugën e mundimshme të progresit nuk mund të jetë asnjëra nga horrdhitë populiste, vulgare, materialistike, që po shqyejnë njëra-tjetrën, por vetëm ish kryebashkiaku idealist i Korçës, i cili, pasi punoi ndershmërisht në dobi të komunitetit, iku i qetë në amshim.
Një ditë dëgjova se deviza e Agronit që nuk ngjan është: Fatkeqësitë e njerëzimit nuk vijnë nga kryeneçësia e pakicës, por nga kryeulja e shumicës.
Më ra qielli mbi kokë.
Mu duk sikur piva një det me verë.
Komente

HARTIM I BUKUR, E LEXOVA ME ENDJE,
Përgjigju