Pas disa shenjave për çrregullime të rënda psiqike shoqëruar me ndryshime të theksuara antropometrike si tkurrje, kalbje, deformime, disa dashamirë naivë muar iniciativën vanë i thanë Partisë Demokratike të vinte të bënte analizë gjaku te një laborator privat.
PD-ja refuzoi. Unë, tha, gjakun e kam të rregullt, të pastër. Kam Gjak Arjan, e ka thënë Hitleri me gojën e vet. Jam e e re, e bukur, e shëndetëshme. Nuk më duhen analizat. Jam kuq si molla. S'marr asnjë ilaç. S'kam asnjë diagnozë. Mirpo tek thoshte këto fjalë, PD-së ju morën mentë, i iku zëri, e zunë të dridhurat, ju varën qurret, e zuri frika, pranoi ta bënte analizën e gjakut me kusht të mos paguante asnjë lek.
Në mënyrë që rrugës nga shqupi te laboratori i gjakut të mos e shihnin mileti të kërrusur dhe kockë e lëkurë, PD-në e veshën si katunare me pantallona dhe fustan, i mbathën shapka, ja mbështollën kokën me një shall të kuq pionieri të zi, ose shall të zi pionieri të kuq, që është e njëjta gjë.
Me kërkesën e vetë PD-së, e cila, prejkur u themelua nga Ramizi dhe Sigurimi, konspiracionin e ka në gjak, rezultatet e analizës së gjakut u mbajtën sekret.
I pari fakt që dëshmuan analizat dhe mahnitën doktorat, ishte se PD gjak kishte, por zemra i mungonte.
Nga kombinacioni me gjak pa zemër, i vetmi rast në historinë e njerzimit, doktorat që kqyrën analizat e gjakut të PD do ishin çmendur. I qetsoi një doktor i ri me mjekërr të zezë, Selam Alekumi nga Mallakastra, mbaruar për Kuranologjì të aplikuar në Universitetin e Kembrixhit me paret e arabit, kur tha se PD zemër ka, por për ta ruajtur zemrën organ vital nga çdo rrezik, disa halabakë besnikë ja fshehën te një zgavër në fund të kurrizit.
Tjetra çudi që tmerroi mjekët, qè konstatimi se gjaku i kokës së PD-së, pra gjaku që vë në lëvizje gjithçka që koka ka brenda: truri, gjëndrat endokrine si Hypotalamusi, Hypofiza, Tiroida, etj. atë gjak, pra gjakun e kokës, që deri në atë moment ishte pandehur gjak i kulluar arbëror, analiza mjeksore provoi katërcipërisht se ishte gjak sërb.
Zbulimi i bujshëm tundi dhenë. U tmerrua i madh e i vogël. Me shpresë se gjaku puro sërb si gjaku i gabuar në kokën e PS-së gjallesë puro shqiptare, ishte thjesht një aksident, vëmendja u përqëndrua mbi gjakrat e tjerë në trupin e PD-së.
Në gjakun e gojës së PD, pra gjakun për të lehur, për të kafshuar, për të coptuar, për të llapur, për të lëpirë, për të rrejtur, për të vjellë, për tu mburrur, për të spiunuar, për të shpifur, për të intriguar, aktivitete këto pa të cilat ekzistenca e PD nuk mund të imagjinohet, analiza e nxori të vetmin gjak të kuq, të bollshën që PD përdor me sukses qëkur e polli Partia e Punës.
Tjetrin gjak, gjakun e syve të PD, laborarori i analizave e nxori edhe atë gjak të mjaftueshëm për të parë jo më larg se filani që duhet vjedhur, fisteku që duhet xhvatur, Hasani që duhet spiunuar, Hyseni që duhet rrahur, Islami që duhet vrarë.
Nuk doli keq dhe gjaku i veshëve për të dëgjuar me saktësi gjithçka që thotë mileti për manovrat e pista, dallaveret e ndyra, hajdutllëqet kriminale të PD gjatë viteve.
Ndërsa gjaku i duarve ishte i pakët dhe aq i varfër, sa për të mundësuar asgjë tjetër përpos zgjatjen e duarve dhe rritjen e thonjve për të vjedhur sa më tepër.
Gjaku i këmbëve doli një lloj gjaku si llum kafeje që këmbët skeletrike i bënte të ecnin mbrapsht, në kohë dhe hapësirë.
Gjaku i rrushit të PD, ai që lubrifikon zgavrën ku hyjnë të freskët e dalin të djersitur krokodilat e korrupsionit, rrugaçat që paguhen për përdhosjen e pluraliznit dhe turpërimin e Demokracisë, nostalgjikët e dhunës.
Gjak për të qarë kur të gjithë qeshin dhe për të qeshur kur të gjithë qajnë, i vetmi gjak pakashum normal që analiza e gjakut i nxori PD-s.
Me gjakun e këtyre analizave, a vjen dot PD në pushtet ?
Po, vjen. Pas nja 400 milionë vjetësh, kur toka dhe hëna do jenë zhdukur, planetet do jenë nxirë, Dielli do jetë fikur. Pra PD do vijë në pushtet tamam kur, të gjithë me gjak sërbi ose greku, ju hajdutë që thoni se jeni demokratë, ju bastarda që thoni se jeni trashëgimtarë, ju gomerë që thoni se jeni politikanë, ju muta që thoni se jeni shkrimtarë, ju plehra që thoni se jeni artista, plotësisht e meritoni.
Komente

E ke qarë…si përherë
Përgjigju