Dhëndërr rrenacak, dhëndërr pijanec, dhëndërr bastard, dhëndërr gjarpër, dhëndërr urith, dhëndërr skuth, dhëndërr spiun, dhëndërr komunist, dhëndërr legen, dhëndërr pisanjos, dhëndër skandaloz, këta dhëndurrë s'janë asgjë përpara atij që i përmbledh të gjitha këto, dhëndrrit budalla.
Dhëndrri budalla është ai që, me mentalitet komunist, metoda sigurimiste, fjalor të drunjtë, pati paturpësinë të më shantazhonte të mos shkruaja si shkruaj, por si i intereson atij. Duhej të më heroizonte për inteligjencën dhe shkathtësinë që dëshmova duke shpëtuar nga internimi nënën, veten, motrat, kunetërit, nipat, mbesën, e kushedi sa të tjerë. Por, ndoshta për të njëmijtën herë, në mënyrën më të pabesë, më dinake, më sigurimiste, bëri të kundërtën. Duke paraqitur si nëpunës korrek që duhet nderuar, qytetar të ndershëm që duhet respektuar, zbatues të zellshëm të Ligjit që duhet ti bëjmë temena, përcjellësin e metodave staliniste të shantazhit, monstrën surratbaltë, atë që vetë pyeti, vetë u përgjigj, vetë foli, vetë shkruajti, kurvin tim.
Do duhej pra, që, si e do etika, si e kërkon qytetaria, si e imponon mirsjellja, si i shkon qëndrimit të demokratit, dhëndrri budalla të ushtronte sadopak ndjeshmëri dhe kuptueshmëri duke mbajtur anën time dhe të tjerëve si unë. Kishte lëndë boll. Prej vitesh, si çdo shkrues edhe unë, shpall vazhdimisht veten. Por dhëndrri budalla s'ka haber nga ndjeshmëria dhe kuptueshmëria. Ai, si komunist i qelbët, si spiun i regjur, si zagar i ndyrë, zgjodhi anën e kurvit tim. Si dhëndërr budalla që është, i lejohet.
Dhëndrri budalla, intelektual mediokër, qytetar i padenjë, mua nuk më intereson si individ, por vetëm si fenomen. Për shembull, është kurioze me dit' si e përjeton dhëndrrin budalla vjehrri Doktor Veremli, ai që ka privatizuar Partinë Demokratike, ai që prej 12 vjetësh nuk vjen dot në pushtet, ai që mban me rrena çetën e rrugicës, hordën e shejtanbudallejve që i mban me rrena se do i bëjë doganierë, financerë, deputeta, ministra.
Kushedi sa zemërohet e dëshpërohet Sali Faqeziu kur sjell ndërment se dhëndrri budalla që ka, është aq budalla sa di të vjedhi por s'di të mçefi. Dhe sa herë e kujton këtë, sa s'i bie damllaja. Para fatit të zi me dhëndërr budalla "Non Grata" i duket hiçasgjë. Nga penxhereja do me u hedh. Fjala s'i del. Gjumi se zë. Somniferi s'i bën derman. Rrugicën s'do me e pa me sy.
Ka të drejtë. S'ka fatkeqsi më të madhe se më i rrezikshmi i krejt budallenjve, dhëndërri budalla. Nuk thonë kot: Zot më ruaj nga dhëndrri budalla, se nga dhëndurrët e tjerë ruhem vetë.
Kur bën ftohtë, vishesh. Kur bën vapë, çvishesh. Kur je ndotur, lahesh. Kur vjedh, shkon në burg etj. Çdo të keqeje i gjindet një derman. Veç dhëndrri budalla derman s'ka. Dhëndrrin budalla do e durosh aq budalla sa është, do e pranosh deri në fund të jetës aq gjydyrym sa Perëndia e ka bërë. Ndryshe prishesh me çupën. Nuk e ke zgjedhur ti. Ta ka sjellë ajo.
Këtë dhëndërrin budalla të Sali Kullës s'di as si ta quash: cop mishi, cop muti, legen materniteti, sallam nga mish gomari, oturak spitali, kakë kalamani, pështymë veremliu, gëbazë turbekulari, se po zgjodhe njërin cilësim i mbetet qefi tjetrës nofkë.
Ça s'pret prej Dhëndrrit budalla. Ngatërresa që s'ti kishte marrë mendja, lodhje, këputje, dhimbje koke, deprimim, sëmundje, fëmijë autikë, vështirësi jete, gjithçka. Dhe halli mbi hall, industria farmakologjike ende s'ke shpikur asgjë që t'i mbrojë të tjerët nga dhëndrri budalla.
Dhëndërri budalla me vjehërr Doktor Katranin, ky lolo gratis, ky estradë pa biletë, ky bufon, ky qesharak, ky normal vetëm kur gojën s'e hap, kur bën si demokrat, të shkrin së qeshuri. Kur bën si ambjentalist, të bën për të vjellë. Kur bën si politikan, detyron miletin të shkulin leshrat. Kur bën si bukurosh me kapele republikë, femrat turbullohen, alivanosen, pengohen, rrëzohen, bien nëpër puseta. Jeta do ishte Ferr nëse dhëndrri budalla, përveçse budalla, nuk do ishin edhe zbavitës.
Dhëndrrit budalla i duket sikur pasurimi është në përpjestim të drejtë me budallallëkun. Sipas dhëndrrit budalla, sa më budalla aq më i pasur bëhesh. Simptomë aq alarmante për shëndetin psiqik të dhëndrrit budalla kjo, sa të detyron t'i referohesh urgjent studiuesit më në zë të budallallëkut, Carlo Cipolla, i cili, në librin e tij "Ligjet themelore të budallallëkut njerëzor", për dhëndrrin budalla thotë thjesht dhe shkurt se dhëndrri budalla është budallai i budallenjve, çka e dinim dhe s'lypsej ta mësonim nga Cipola. Por i madhi Cipolla, në librin e vet, ka një tjetër xhevahir, "Ligjin e katërt të budallallëkut" që aq përputhet me dhëndërrin budalla sa duket sikur Cipolla e ka vetë një dhëndërr budalla, lënë peshqesh në derë nga çupë pa dijeninë e tij.
Ja Ligji i katërt i budallallëkut:
"Dhëndurrët jo-budallenj gjithmonë e nënvlerësojnë potencialin shkatërrues të dhëndrrit budalla. Ata vazhdimisht harrojnë se në çdo rast, t'i besosh dhëndrrit budalla, ke gjetur belanë, çka në mënyrë të pashmangshme është një gabim tepër i kushtueshëm".
Dhëndrri budalla në aq pak kohë ka grumbulluar pasuri më tepër se të gjithë dhëndurrët budallenj të botës së bashku. Që nga dhëndrri budalla i Xhengis Khanit, deri te dhëndurrët budallenj të Jul Cesarit, Ali Pashës, Sulltanëve të sulltanateve arabikë, perandorit të Japonisë dhe Kinës, e deri te dhëndurrët budallenj të krejt mbretërve të botës që nuk kanë mundur të ngrenë në aq pak kohë aq shumë kulla, grataçiela, pallate, vila e të tjera e të tjera, që kur i sjell ndërment të lëviz kapaku i kokës si lëviz pllaka e varrit në mes të natës kur e ngre vampiri nga brenda varrit.
Nuk do e lë me kaq. Do i qepem dhëndrit budalla me buk në torbë, djath dhe ujë të gazuar me vete. Do i kërkoj e do i gjej ku janë e ku s'janë gjykatat, tribunalët, pallatet e drejtësisë në krejt botën ta thërresin dhëndrrin budalla t'i japi përgjigje pyetjes: Ku i gjen, cilët mokrarë ja japin, sa pare të vjedhme i marrin dhëndrrit budalla për letrat e manipuluara nga Sigurimi, me të cilat, gjatë viteve, në mënyrë të kundraligjëshme, Sali Komunisti dhe dhëndrri budalla kanë shantazhuar me mijëra të përndjekur nga Diktatura ? Nëse dhëndrrin budalla nuk do arrij ta bëj të flasi, do përdor fishekun e fundit. Do paguaj me pak lekë ca halabakë nga të rrugicës, që kullat, pallatet grataçielat, vilat, t'ja fusin dhëndrrit budalla atje ku s'thuhet. Derisa dhëndërri budalla të fryhet e të fryhet. Dhe të shpërthejë. Copat të mblidhen për t'i shkrirë në një fonderi ku do derdhet në bronx shtatorja e dhëndrrit budalla që do vendoset mu në mes të plehrave në Sharrë. Ku me gërma bronxi mbi një pllakë mermeri do shkruhet epitafi me 2 fjalë për dhëndrrin budalla që në jetë s'bëri asgjë tjetër:
Vetëm vodhi
Natyrisht që s'la dhe spiunllëk pa bërë. Por spiunllëqet e dhëndurrëve budallenj nuk shkruhen nëpër epitafe.
Hej, dhëndërr budalla, vjehërr llapaqen, dhe ju zagarët që u vini rrotull, nuk bëj shaka. Mallkimi im zë.
Te lumte! E ke qare artikullin. Ky dhender eshte debil fare, sidomos kur flet vetem budalliqe. E ka ate zerin te holle si pederast qe eshte.
PërgjigjuNdaje mendjen o lumadh. Ky doktori eshte king apo katran. Hajde palaco hajde https://www.syri.net/op-ed/51830/king-doktori-ndash-nga-edison-ypi/
PërgjigjuKy eshte i semure psiqik or tejjj
DHENDER KURVE THUAJ,,,QE PASTRON VJEDHJET E VJEERRIT HAJDUT...
PërgjigjuGazetar leshi Ai dhendri qen bir qeni eshte bashke me vjehrrin dhe sojin e tij,por ky zhargon i shkrimit nuk eshte i denje per nje qe pretendon te jete gazetar.Eshte fjalor i denje per mehajnet
PërgjigjuEshte sarkazem o idjot.po ske si ta kuptosh se dukesh sa mire ke qene ne letersi.
O Edison Ypi artikull mē brilant ske ku e gjen. Po ça ti bosh kur kēta kadosh tē tipit Sali wc ja kan gjet shesh e bējn pērshesh. Ska drejtēsi kjo ēshtē Fakt.
PërgjigjuYpi! Gjysmen e shkrimit t'a besoj.Te lutem bej edhe GJYSMEN TJETER per RILINDJEN.