Opinion

Edison Ypi: Faleminderit Carlo

7 Shtator, 09:05| Përditesimi: 7 Shtator, 09:12

  • Share

News24 dhe Gazeta Shqiptare ende sot pas tridhjetë e kusur vitesh janë të pakonkurrueshme. Lodhen t'i imitojnë, por s'munden.

Prej kur i ideoi dhe realizoi Carlo Bollino e deri sot, janë aq perfekte sa askush nuk ka mujt as nuk ka guxu me i prek, me i shtu apo me i paksu, absolutisht asgjë.

Mbetën të dyja, edhe televizioni edhe gazeta, njëri si Traktori DT54 rus, pastaj kinez, kurrë shqiptar, tjetra si kamioni Zis, kopjuar të dyja nga një traktor dhe një kamion Ford aty rrotull vitit 1920. I përdori, dhe ende po i përdor, lindja e kuqe ose ish e kuqe me dhjetra vite pa qënë në gjendje me i shtu apo ndryshu absolutisht asgjë, asnjë vidë, asnjë llamarinë.

Në kohën e Sali Kullës askush nuk do pengonte askend të merrte iniciativën e të ndërtonte ndonjë objekt muzeal mbi Diktaturën dhe Persekutimin.

Ç'ka s'e bëri asnjë artist demokrat apo i përndjekur, e bëri njeriu i punës, inovatori i palodhur Carlo Bollino. Jo 1, por 2.

Për Carlo Bollinon "Çmimi Antonio Maglio" që mori sot, është pak, fare pak. Meriton shumë më tepër.

Çt'u bëjë tjetër Carlo Bollino shqiptarëve, veç t'i mbajë hopa në prehër.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Viçidoli: 07/09/2025 15:39

    Kontributi i Karlo Bolinos për demokracinë në Shqipri është unikal dhe i pa zvëndësueshëm për të gjithë ata që e duan demokracinë e lirinë !

    Përgjigju
  • Rruga e Dibres: 07/09/2025 12:31

    Bravo Edison ! E meriton plotesisht ! Cdo dite na "furnizon" me te verteta ! Por edhe "Gjuha" e Gazetes eshte shume "civile" ! Rruga e Dibres

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Viti i ri shkollor, sa i sigurt iu duket ambienti për fëmijën tuaj?