Të thuash se dhëndrri boshnjak, budalla, spiun, legen, llapaqen, hajdut, i Sali Sërbit është i vetmi apo më i qelbti budalla që pa asnjë zotësi, asnjë talent, asnjë mundim, ndërton grataciela dhe kullufit miliona, do ishte një kompliment që dhëndrri budalla nuk e meriton.
Në majë të piramidës së budallallëkut qëndron një tjetër budalla, një superbudalla, një budalla mbi budalla: Fevzo Varkari. Ai që, siç kuptohet nga llagapi, është varkari i një varke që po fut ujë, ndodhet në rrezik mbytje, po hedh në det komardaret e shpëtimit.
Mes nervozizmit dhe frikës që ja shkakton uji brenda varkës që po mbytet, Fevzo Varkari bën një varkarizëm të padëgjuar: Pa asnjë lidhje, asnjë arësye apo shkak, në panik e sipër, zgjedh të bëjë një viktimë. Hiç më pak se Kryetaren e Parlamentit, Elisa Spiropalin. Kotsëkoti, thjesht për të bërë një kurban të lartë, pa ju dridhur qepiku, Fevzo Varkari rreh ta bëjë viktimë të një trilli pervers atë që, sipas Fevzo Varkarit "nuk mund ta blejë të kaluarën e vet". Cilën të kaluar të blejë Kryetarja që ka lindur më '83 o Fevzo Varkari, o kërrmill me jargë, o tru kalbur, o budalla i shpallur ?
Gjatë fëlliqësisë varkariane në fjalë, Fevzo Varkari, totalisht i çmendur, zgjedh të viktimizojë Spiropalin, e cila, me të kaluarën s'ka asnjë lidhje, ndërkohë që llafoset me dy mysafirë, të cilët, më tepër se kushdo tjetër në botë, kanë arësye ta blejnë të kaluarën e tyre, Preç Zogaj dhe Gaz Bardhi, njëri poet spiun, tjetri politikan bthqir.
Fevzo Varkari nuk mban ment prej kujt e ka dëgjuar për së pari quotën e famshme të blerjes së të kaluarës, nga avokati me emër skllavi Spartak Ngjela, apo ndonjë tjetër. Pra, sipas Fevzo Varkarit, i bie që Ngjela të jetë Oscar Wilde, dhe, në vazhdim të ngjajshmërisë paradoksale, Fevzo Varkari të jetë, ta zemë, Ralf Waldo Emersoni. Hapu dhè të futet Fevzo Varkari.
Banaqet televizive janë prej druri, prej dheri, prej mermeri, prej qelqi etj.
Banaku i Fevzo Varkarit është prej balte. Jo prej balte Zadrime apo Myzeqeje. Ato ku m'i gjen. Balta e Fevzo Varkarit është më e ndyra, më e urryera dhe më e padobishmja baltë prej së cilës s'ka mjeshtër poçar të bëjë ndonjë kupë apo filxhan, baltë snobiste.
Banaqet janë të nxehta, të ngrohta, të vakta.
Banaku i Fevzo Varkarit është si ai dollapi i ngrirjes ku amvisat ruajnë zarzavatet mos u prishen, brenda të cilit ngordh për pes minuta.
Banaqet të bëjnë të qeshësh, të zgërdhihesh, të mbushesh, të zbrazesh, të qetësohesh, të revoltohesh.
Banaku i Fevzo Varkarit nuk të mbush as nuk të zbraz, nuk të qetson as nuk të shqetson. Banaku i Fevzo Varkarit të lë ashtu si je.
Banaqet janë gumëzhima që çfaqen, njëri si suxhuk, tjetri si imambajalldi, tjetri si tav dheje.
Banaku i Fevzo Varkarit, më i pakuptimti se gjithë të tjerët, është si çorba e përvjellur e magjistricave të Makbethit, "A did without name", "Një gjurulldi pa emër".
Banakun e Fevzo Varkarit mund ta quash si të dojë kokrriza e qefit: Vend ku thrret qameti, qan kualiteti, torturohet teksti, ulurin mediokriteti, buçet budallallëku, pushkatohet koha, shtëpi e asgjësë, objekt muzeal. Por edhe sekretareshë elektronike, që me zë robotik u thotë të gjithëve: Fevzo Varkari mungon. Lër një mesazh zanor. Do vijë më vonë, kur të kthehet nga një bisedë miqësore me ca kanibalë në Afrikën ekuatoriale të cilët desh' e shqyen, por e falën kur u kujtuan se mund të hanë mish njeriu vetëm brenda fisit të tyre, por jo mishin e Fevzo Varkarit, dhe e lanë të lirë kur Fevzo Varkari u tha se në Tiranë ka nam të madh si shakaxhi i modernitetit, ndaj të cilit modernitet, kanibalët janë tepër kureshtarë ta dinë si është, çfarë shije ka, si kafshohet, si hahet.
Fevzo Varkari nuk improvizon dot asgjë. E folura e Fevzo Varkarit është një batare fjalësh të ftohta si gurët që bien nga mali kur kalojnë ca dhì, dhe humbin pa nam e nishan në përrua.
Fevzo Varkari kopjon dhe imiton pa pik turpi Bruno Vespën dhe formatin e tij prejkur ka nisur dallaveren televizive. E bën këtë përpikmërisht si rusët, pastaj kinezët, kopjuan kamionat Zis dhe Gaz nga Ford-i, dhe me dhjetra vite nuk qenë të zotë t'i shtojnë, paksojnë, apo ndryshojnë, asgjë, asnjë vidë të vetme.
E thot dhe vet, se vetëm pasi brodhi botën, iu kthye Shqipërisë. Sa turp.
Konvencionalizëm mbytës. Asgjë e lirë, asgjë e shkrifët, asnjë fjalë e ngrohtë, asnjë komunikim i butë, asnjë urtësi, asnjë njerzillëk në banakun e Fevzo Varkarit. Veç një Saharë idesh. Pa asnjë oaz. Asnjë beduin i urtë që devesë i shkon nga pas në muzg.
Lodhjet e Baba Mondit për të themeluar Shtetin e Bektashinjve te lagja Ali Demi janë pakrahasimisht më serioze, dinjitoze, pozitive, produktive, se përçartjet e baltovinës opinionistike të Fevzo Varkarit.
Fevzo Varkari është si lumi Gang. Ku edhepse të gjithë e dinë që uji ësht i qelbur, të gjithë zhyten të shenjtërohen nëpër zhulat e njëritjetrit.
Edison Ypi
Je i pa par o Edison Ypi respekt je njeri me intelekt tē lart e trim. Kurse fantomasi Fejzo varkari njē byth lēpirēs i pēshtir si nga pamja qē ēshtē si fantomasi po ashtu dhe nga karakteri Fevzo vesh derri.
PërgjigjuËshtë i vetmi që di, flet, dhe guxon të flasë SHQIP....respekte o I vetmi EDISON.....
PërgjigjuHahaha,me duket se i paska sosur durimi Edison Ypit,po i merr me radhe sharlatanet,hahaha,duhet ndjekur me venendje,kush e ka radhen pas Varkarit!!!
Përgjigju,,
PërgjigjuI ka thene ate qe mendojme te gjithe po sja themi dot kaq bukur
PërgjigjuMos vdeksh kurr Edison Ypi. Pikerisht per te zberthyer keto lloj Figurash te shoqerise Shqiptare.
PërgjigjuVarkari mbron kurvepazari(Bardh sumtekelekun) dhe prec spiunvarkari.kshu po ecen ky vend me njerez qe shpalosin antivlera.hap tv dhe shef kurvat dhe injoratet qe jan bere vipa duke prish nje brez te tere qe duhet 50 vjet te rregullohet.ty bravo pwe shkrimin e goditur per kto varkarat dhe kurvkarat
PërgjigjuKy legen burre e sulmoi spiropalin ne sy te gaz bardhit qe e kishte goditur pee ta vrarw....yyyyyt race spiuni e spiun vet
PërgjigjuNuk e gjen gje kurven,mos ki merak per spiropyllin.
Edison,nje "proze",perle e gazetarise !! "Subjekti" ne fjale e meriton dhe besoj qe do ta "ruaje" shkrimin......... Keqardhje per familjen dhe femijet qe ju "puth" faqet ky "Varkari" ! Beje "pushim" nja dy jave,se e meriton ..... Megjithese,ku te lene tere keta idiote dhe te pa skrupullt,qe na rrethojne... Rruga e Dibres
Përgjigju100% dakort me Ypin ne shkrimin e tij. Çfare nuk permend Ypi, the eshte edhe me e rende, eshte qe komnentet e turpshme ndaj nje zonje u bene nga ky maskara dallkauk berishian anadollak e misogjinist ne prani te dhunuesit te saj ne parlament, nje tjeter vemje gjirizi qe duhet te ndiqet penalisht per dhune ndaj nje gruaje, pervec se dhune ndaj nje personi per shkak te detyres. Femrat qe shkojne ne emisionin e Fantomasit berishian duhet gjithashtu te bojotojne ente distancohen ndaj ketij anadollaku primitiv qe mban dy ore neper Duart e tij te dhjamura nga paaftesia dhe injotanca e tij e thelle. Me vemje si fantomasi veprohet duke e nxjerre ate lakuriq para opinionit public, sic ka bere edhe Ypi si dhe duke bojkotuar programmet e tij te felliqura, e duke edukuar te afermit e te rinjte, se sa here klikojne ne felliqesirat e tij pro-ruse e antishqiptare vecse pasurojne kete idiot te dobishem dhe oligarket qe ky ndyresire promovon. Sa me shume ta bejme kete cdo dite aq me pak mundesi do te kete ky ndyresire e ulet dhe te ngjashmit e tij qe te pasurohen ne kurriz te gjithe shqiptareve te tjere. Fantomasi berishian ka ven dhjame duke perhapur injorancen dhe paadtesine e tij e duke u bere model i DumBaba-izmit, duke perhapur lajme te reme dhe u perpjekur te manipullije ne menyre idiote e primitive opinion public duke nxitur pikerisht ndasite, dhunen verbale e fizike e duke qene i interessur, sic ka thene dikush me pare, menmire te tregoje thyerje pianosh e djegje librash, pasi nuk nundet vete as te kupoje e ca me pak te vleresoje Mozartin, artin, culturen. Ky maskara eshte po aq shoellar sa ati i tij shpirteror prej Viçidolit.
Përgjigju100% dakort me Ypin ne shkrimin e tij. Çfare nuk permend eshte qe komnentet e turpshme ndaj nje zonje u ben nga ky maskara dallkauk berishian misogjinist ne prani te dhunuesit te saj ne parlament, nje vemje gjirizi qe duhet te ndiqet penalisht per dhune ndaj nje gruaje, pervec se dhune ndaj nje personi per shkak te dates. Femrat qe shkojne ne emisionin e Fantomasit berishian duhet gjithashtu te distancohen ndaj ketij anadollaku primitiv qe mban dy ore neper Duart e tij te dhjamura nga paaftesia dhe injotanca e tij e thelle. Me vemje si fantomasi veprohet duke e nxjerre ate lakuriq para opinionit public, sic la bere edhe Ypi she duke bojkotuar programmet e tij te felliqura, dhe Duke edukuar te afermit e te rinjte, se da here klikojne ne felliqesirat e tij pro-ruse e antishqiptare vecse pasurojne kete idiot te dobishem dhe oligarket qe ky ndyresire promovon.
Përgjigju