Ismail Kadare

Edison Ypi: Kodi Kadare

3 Korrik, 09:18| Përditesimi: 3 Korrik, 09:19

  • Share

Ëndrra sheh. Era e blirit të deh. Natën në pyll ndonjëherë ke fjetur. Dëshpërimin që shkakton muzgu e ke mik të pandarë. Në detin e një pike lot, disa herë je mbytur.

Ke lexuar të paktën nja dy a tri tragjedi të Shekspirit, disa romane nga letërsia klasike, disa novela nga Cvajgu, Çehovi, etj.

Di përmendësh ndonjë poezi nga Shekspiri, Gëte, Lasgushi, Lermontovi.

E ke të qartë se nuk lypset talent vetëm për të shkruar por edhe për të lexuar.

Ke vënë re se ndonjëherë një fjali e vetme të mbreson më fort se një roman i tërë.

Me atë që tha se: “Gjithmonë ka një mënyrë për t’i hedhur hi syve shtetit që dyshon”, je plotësisht dakord.

Që ferri është plot me shkrimtarë dhe poetë mediokër që vjershëzat e veta dhe të njëritjetrit i mbajnë për kryevepra, nuk ke kundërshtim.

E di se themeluesi i Endokrinologjisë, jo mjek por shkrimtar, është Balzaku.

Që Tolstoi nuk e honepste dot Shekspirin, dhe se mospëlqime të tilla mes të mëdhenjve të Letërsisë ka pafund, e ke mëse të qartë.

E di se libër i vërtetë nuk është ai libër që lexon, por ai libër që të lexon.

Pse shkrimtarin e godasin me shpifje dhe intriga, ndërsa inxhinierin kurrë me hekura dhe çengela, e di prej kohësh.

Ta kallin krrupën morrat e neveritshëm që thonë "si shkrimtar është "çka", por si njeri "hiç"".

Nga "mbledhja e kolektivit" kishe ndoht.

Aksionet e rinisë të bënin për të vjellë.

Kur komunisti Pikaso po bënte Guernikën, jashtë kërcisnin bombat. Papritmas hyri në derë një partizan i përgjakur që e ndiqnin për ta vrarë. J'u lut partizani Pikasos ta fshihte. Pikaso i tha;

-Mos më pengo Po bëj një Kryevepër që tash e tutje do shpëtojë miliona si ty.

Dhe e shtyu me shkelm në rrugë, e i mbylli derën nga pas.

Ta kanë thënë, ose e ke lexuar, se Romen Rolan e vizitoi Bashkimin Sovjetik në kulmin e krimit stalinist. Nuk habitesh pse kur u kthye nga ajo vizitë në vendin e Gulagëve, nuk tha asnjë fjale për ato që pa.

E di prej kohësh se njëri ndër miqtë e Shën Terezës ishte Moris Dyvalie, diktatori i Haitit, nga diktatorët më gjakatarë që ka njohur bota.

Nuk e vë aspak në dyshim se Ismail Kadaresë zemra nuk i punon me naftë dhe truri me bateri, lëkurën nuk e ka prej amianti, kockat nuk i ka prej duralumini.

Mrekullohesh kur mendon se sa iluminuese është dhe çfarë rrënqethje i shkakton cilitdo njeriu të ndjeshëm në botë "Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave”.

Ke vënë re qysh herët se në librat e Kadaresë diktatori është personazhi më skematik, më i shpëlarë, më i rrafshët, partia është inekzistente ose qesharake, komunistët janë të gjithë primitivë, trashanikë, të ngathët nga mendja dhe të penduar ose të dëshpëruar.

Je mrekulluar kur ke vënë re sa me pasion i përshkruan, dhe  sa të larmishëm, sa kompleksë, i paraqet Kadare përfaqësuesit e “Klasës së Përmbysur”. Plakën Nurihan, për shembull, që është një monument njerëzor i skalitur në diamant nga dalta gjeniale e Kadaresë.

Ke qeshur me episodet djegëse, thumbat, kunjat, që në librat e Kadaresë nuk janë katër a pesë por qindra.

Të merret fryma nga krenaria kur mendon se po nuk i vodhe zgjedhjet dhe po nuk bëre rrëmuja, Perëndimi të jep çfarë të duash dhe sa të duash, por shkrimtarë si Kadare nuk të jep asnjë. Jo sepse s'do. Sepse as për veten e vet s'ka.

Atë Vargun e Kadaresë "Ju që gjer në hënë keni vajtur, si s’depërtoni dot gjer në gjoksin tim" ja ke përsëritur qindra herë vetes duke ikur rrugës.

Je i bindur se Ismail Kadare është shkrimtari më i madh i botës.

Nëse sa më sipër të duken rrena, s'ka problem, vazhdo vegjeto, ha, pi, shumzohu, fli, gërrhit, dërrdëllit, por mos guxo të thuash se e di çfarë është Letërsia.

Ama po qe se për sa më sipër nuk ke kundërshtim;

Një Xhehenet plot mrekullira ka hapur dyert e të pret. Kodin Kadare e ke.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • genti.de: 04/07/2024 16:31

    Ai djali. Une e kam jetuar ate kohe. Popull !!! A e dini historine e ngjarjes? Duhej patjeter Kadare t'ja jepte vajzen per grua atij djali? Nje vajze qe ne ate kohe ishe kalama 16 apo 17 vjec ? Mos i kishte ndonje borxh KADARE asaj familje ? E donte vajza ? E donte djali ? E cfare pastaj ?Romeo dhe Xhuljeta qene keta? Sa te rinj duhen marrezisht ne ate moshe ? Ska njeri ne bote qe nuk ka pasur nje dashuri rinore te moshes. Pse e la KADARE vajzen te shoqerohej e te ? Ja qe ashtu e mendoi. Mos beri gabim ? Po ja dhe beri qe e la vajzen te kishte nje shok. Nje te dashur. Por me vone gjerat erdhen ndryshe. Sa baballare i kane then vajzes: Ate djale nuk do e marresh? Sa baballare i kane thene nje djali. Vajzen time nuk ta jap. Arsyet jane 1001. Kush e ka jetuar ate kohe e di mire se cfare qe ajo kohe.Kush e di ngjarjen e di shume mire se kush do qene pasojat. Sa e sa baballare i thone dhe sot e kesaj dite djemve. U be cu be ., larg nga vajza ime. Kaq. Larg nga vajza ime. E do se do , te do ste do. Larg nga vajza ime. Djali duhet te beje heroin apo garipin ? E ema e djalit duhet te ulurije deri ne qiell se i jati nuk do ti jape vajzen djalit te saj ? Nuk ta jap dhe pike. Mos ju afro vajzes sime. Ahhh... Ti do te besh garipin ? E kush baba qofte dhe ata qe na bejne sot kritikuesin do rrije duar kryq per vajzen e vet ? Kush do beje sehir apo do duroje, kur ai te cilit ti sdo t'ja japesh vajzen, te ben garipin bile dhe te fyen. Ti mbledh nervat me 1000 halle qe mund te kesh dhe i thua. Stop. Shiko punen tende.... Ai djali jo e jo. E ema jo e jo. E po cfare mbetet me ? Mbase djali po ta linte ne mes ate histori dhe gjerat do qene ndryshe. Kjo mamaja (Janulla) qe uluret per birin e saj (te me fale ku do qofte), me zor e donte bijen e tjetrit ? Mire kjo qenka nene , po ai tjetri nuk qenka baba? Te ulurish e te vesh kujen per te marre vajzen e tjetrit (16 vjec kalama dhe i biri kalama)...te te thote tjetri Jo dhe Jo dhe ti i thua Po dhe Po? Athere cfare do kjo grua ? Donte te behej me zor krushke e KADATRESE (e kujtoni se per nje histori te ngjashme Mehmet Shehu la kockat?). Njerez... para se shfryni kthejeni thiken nga vetja. Provojeni sa dhemb .Mendojeni veten baballare me nje vajze 16 vjecare ne ate kohe. Mendojeni sot. A i keni thene dikujt Larg sime bije dhe pse bija juaj mund ta doje djalin ? Dhe kur djali nuk ehste bindur ckeni bere pastaj? Keni ndejtur dhe keni bere sehir , per te pare shkaterrimin e vajzes suaj ? Njerez llogjikoni neqoftese vertet jeni prinder. LLgjikoni dhe si nene e nje djali dhe si baba i nje vajze.

    Përgjigju
  • Argjiri: 03/07/2024 12:20

    Kadare asnjehere nuk mendoi per popullin. Shkrimtare ka plot Shqiperia. Ky mbetet nje komunist i rebeluar.

    Përgjigju
  • Berti: 03/07/2024 10:35

    o Edison, i lexoj me kenaqesi shkrimet e tua te shkurtra. Por me Kadarene gabon. Shko thuaja atij djali qe ishte i dashuruar me gocen e Kadarese dhe perfundoi i rrahur dhe ne Cmendi. Mund te jete shkrimtar, por nuk eshte njeri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?