Një hedhje guri nga Tirana, te hapësira Shëngjin-Velipojë, ndodhet Krraku panoramik, estetik, psiqik, psikologjik, klimatik, gjeografik, më mahnitës nën Diellin. Vendi më i bukur në botë. Ai Krrak, të cilin, në vendet e tjera të botës, nuk guxojnë ta shohin as në ëndërr.
Krraku në fjalë është i vetmi vend në planet ku qielli dhe toka preken me majat e gishtave tregues të dorës si prekja magjike te kryevepra e Mikelangelos.
Këtë Krrak, këtë krisje të magjishme, Zoti fuqiplotë mund ta bënte ku të donte. Por e bëri nga Shëngjini në Velipojë. Faleminderit Zot. Ta paçim borxh këtë nder që na bëre, këtë favor që besojmë se e meritojmë.
Krraku Shëngjin-Velipojë duket dhe dëgjohet si një krismë, shkrepëtimë, vetëtimë, bubullimë, ardhur nga larg.
Ky Krrak është i vetmi vend në botë ku sipërfaqja dhe thellësia kanë këmbyer vendet: Thellësia është bërë sipërfaqe, sipërfaqja thellësi që dëshmon më bindshëm se kudo dhe kurdoherë se është më elokuente se thellësia.
Para këtij Krraku divin, kësaj mrekullie, fjalët mungojnë, heshtja mbretëron.
Te ky Krrak s'ka pyetje. Te ky Krrak ka vetëm përgjigje me heshtje.
Sapo ngjitesh mbi Shëngjin, është një vend, një kthesë, ku para syve befas të fanepset ky Krrak ku mendja ngec, fjala s'del, zemra rreh, fryma ndalet. Ky vend tash e tutje do quhet:
Qafa e Krrakut.
Autoritetet ta mbajnë shënim. Të marrin masat përkatëse. Përndryshe do përgjigjen.
Në këtë Krrak vulgaritetet, mediokritetet, palaçollëqet, avullojnë, shkrihen, shpëlahen në çast.
Këtu ku Qielli dhe Toka takohen, te ky Krrak, secili çast ësht infinit, secili infinit çast.
Vetëm me tokë ose vetëm me qiell, vetëm materialisht ose vetëm shenjtërisht, nuk është jetë, nuk është Krrak. Jeta, që të shijohet si duhet, pra që jeta të jetë Krrak, i kërkon të dyja, edhe tokën, edhe qiellin. Më tepër tokë se qiell, është Krrak i ulët, Krrak i shurdhët. Më tepër qiell se tokë, është Krrak i lartë, Krrak buçitës, uluritës.
Asnjë Krrak tjetër më tepër se ky Krrak nuk indukton në trurin e njeriut: pafundësinë, vetminë kozmike, unicitetin e planetit, çudinë e ekzistencës.
Brenda këtij Krraku, si gishtat e Mikelangesos, qielli dhe toka afrohen pafundësisht, por kurrë nuk preken.
Te ky Krrak i magjishëm qielletokëbashkuar, kush ndodhet në tokë, ndodhet edhe në qiell, kush ndodhet në qiell ndodhet edhe në tokë.
Ky Krrak nuk ka rehatira mikroborgjeze, nuk ka gjire të ngushta, përrua që derdhet në det, plazhistë që duan privacy. Ky Krrak që më tepër se trupin rehaton shpirtin, e ka gjithçka të madhe, gjithçka me përmasa kilometrike.
Shtëpia më funksionale, rrjedhimisht dhe më e bukur, është shtëpia e kërrmillit. Sipas principit të funksionalitetit estetik të shtëpisë së kërrmillit është dhe do jetë gjithçka në këtë Krrak.
Arkitektët më të mëdhenj e më të çartallosur të botës po vijnë e do vijnë te ky Krrak për të materializuar fantazitë më të fandaksura hyper-realistike, futuristike, symboliste. Poetët më në zë për të thurur vargjet më të magjishme. Piktorët pamjet më turbulluese. Muzikantët tingujt më të ëmbël. Regjizorët filmat më intrigues. Sot apo nesër, pak më herët a pak më vonë, të gjithë do vinë këtu në këtë Krrak ku:
Lakoret e relievit janë më të bukura se të vitheve dhe ballkoneve të Femrave.
Prerjet e arta gjeometrike, proporcionet perfekte, hapsinore, volumore, matematikore, algjebrike, numerologjike, janë të gjitha këtu te ky Krrak, ku rruga është diagonale dhe hipotenuzë, sipërfaqa edhe volum, parabolat, hiperbolat, format eliptke, përfundojnë me asimptota.
Vend i mirë si Meka dhe Jerusalemi është ky Krrak ku nëse je i sëmurë shërohesh, nëse je i shëndetshëm nuk sëmuresh.
Krraku Shëngjin-Velipojë është vendi më i hatashëm për tu dashuruar, për të ngjizur fënijë të shëndetshëm.
Shëngjin-Velipojë, vendi ku ekzistenca bën Krrak, është vendi ku së afërmi do ngrihen vilat më mahnitëse, do ndërtohen hotelet më të bukura dhe më të shtrenjta, plazhet më zbavitës, restorantet më të shëndetshëm, vendi ku parellnjtë e botës do lënë qimet e kokës.
Komente

BRAVO ! te madhe , Edison Ypi ! Ti nuk ke nga ta dish , por une kam vite qe ndjek nga distanca shkrimet e tua . Realisht jam droguar pas tyre ! Po habitesh . Mos u habit fare . Madje ndonje fragment te shkrimeve te tua e kam pasqyruar edhe ne shkrimet e mia , duke shenuar edhe referencat perkatese nga i kam marre . Ti, mik i nderuar ke bredhur cep me cep te Shqiperise. Dhe une " ziliqari " te kam ndjekur vetem nga larg . I paafte per te bere me shume sesa kaq. Deshira ime ka qene qe te te gjeja te pakten numrin e telefonit dhe te flisja gojarisht me ty . Por nuk ia arrita as kesaj . Mrekullia do te ndodhte nese do te te takoja personalisht . Miku im ! Nje prezantim siperfaqesor per veten . Jam nje person i heshtur ne fjale , ne prezantime , ne botime ,etj.Kam nje rreth te ngusht shokesh. Me ata diskutoj gjithca . Nuk kam pranuar , nuk pranoj dhe nuk pretendoj me shume sesa kaq. Pwr nje njeri si une , tashme ne moshen 76 - vjecare eshte boll. Mendimet e shokeve te mi ne raport me te miat jane krejt e kunderta . Dhe kane arsye . Une kam ne shkrimet e mia mbi 50(pesedhjete ) tituj , nga te cilet , vetem romane jane mbi dhjete Por sa te jem gjalle une do te mbetem brenda "levozhges " sime . Per ty uroj gjithe te mirat e kesaj bote dh
Përgjigju