Sali Berisha

Edison Ypi: PD sot

24 Tetor, 12:09| Përditesimi: 24 Tetor, 12:11

  • Share

PD sot, fatmirësisht, është një pleh majë të cilit kakaris si pulë e gjallë një gjel i vdekur që mbahet për Maratonomak.

PD sot, ajo që, pasi e votuam mbi 30 vjet rresht me gjithë shpirt dhe me bindjen e thellë se pas kaq kohe edhe bebet në bark të nënës do ishin demokratë me tesër, është rrudhur aq tepër, sa, t'i biesh Shqipërisë qark e qark nja 10 herë, 1 demokrat të vetëm për të heq syrin e keq s'e gjen dot për qamet.

PD sot është katandisur si ai hallexhiu i lodhur me thes në kurriz që blen e shet rraqe, ai që kalon poshtë pallatit duke bërtitur me zë të zvargur "kush ka rraqe me shit ?".

PD sot është një lopë shtërpë që qumësht kurrë s'ka pasur dhe pjellore kurrë s'ka qënë, të cilës ja hëngrën mishin, dhe e lanë mes katër rrugëve kock' e lëkurë.

PD sot është shndrruar në një kazan plehrash ku mund të gjesh mbeturina nga më të ndryshmet: fruta të kalbura, kavanoza të boshatisura, konserva të shqyera, copa mishi të skaduara.

PD sot është një kamion i braktisur anës rrugës që ja kanë vjedhur motorrin, zbrazur serbatorin, shqyer gomat, thyer xhamat, xhvatur kabinën, hequr timonin.

PD sot është një karrocë pa motorr nga ato që ezmerët mbledhin hekurishtat. Bruni, pasi ka kthyer disa dopjo, ka marrë në karrocë gruan dhe kalamajt, ka harruar nga është nisur, s'ka ide se ku po shkon.

PD sot është një kufomë e zgërdhirë e braktisur plot me miza që i thithin pikat e fundit të gjakut, dhe korba të zinj që ja çukisin mishin e mbetur.

PD sot është një mullar me pleh që dergjet në shi si çoban mbështjellë me gunë dhe krrabë në pritje të kotë të ngohjes së motit.

PD sot është një qënie monstruoze dalë nga librat e kurvit që flat përçart për thashetheme, intriga, armiq, luftë, rrethime, dyshime, sabotime, tradhëtira, dënime, vrasje.

PD sot ësht si një fictions i Walt Disney me skeletër që u kërrcasin kockat, nostradamus të rrejshëm, magjistarë të vetshpallur, orakuj mburravecë që ecin kuturu në një bodrum të errët duke u përplasur me njëritjetrin me thika në duar, qirinj, nuska, sfera të kristalta, filxhanë kafeje të përmbysur.

PD sot është një hordhi majmunash arratisur nga, dhe ardhur përsëri, te i njëjti Zoo.

PD sot është dora e zgjatur dhe syri vigjilent i partisë që vret çfarë kurvi harroi të vriste, dhe var çfarë Sigurimi la mangut pa varur.

PD sot është një koleksion marramendës me komitete, plenume, vendime, dënime, dredhira, nxjerrë nga Arkeologjia e Diktaturës.

PD sot është një hordë me neandertalë që nuk e kanë kryer të plotë ciklin darvinian për tu quajtur njerëz.

PD sot janë një hordhi vampirash gagaçë dhe analfabetë me të cilët s'këmben dot dy fjalë.

PD sot është një skuadron të vdekurish që me thika ndër dhëmbë dhe gjak nëpër turi vallzojnë si te "Thriller" i Michael Jackson-it.

PD sot është katandisur aq e vocërr sa nuk ta zë syri as majtas as djathtas, as para as pas, as lart as posht. Madje PD sot s'shifet dot as me lupë, as me mikroskop, as me tejqyrë. S'shihet me asnjë mjet. Sepse nuk ekziston. PD sot mundesh me e pa vetëm me imagjinatë.

PD sot është vorreza më e madhe në planet e shpresave të vrara, idealeve të therura, pritshmërive të vdekura.

PD sot është diçka e paemër, e pashije, e pakëndshme, të cilës shqiptarët e revoltuar nga hajdutllëqet, pabesitë, rrenat, ja bënë gropën sa më të thellë, e hodhën brenda, ja mbollën plepin sa më të lartë, ja bënë shurrën sipër, ikën, ja harrun varrin.

PD sot s'ka dhëndërr budalla që e ngjall, penxhere që e shpëton, rrugicë që e mban me shpresë, orator që e ngushëllon, Varkar që e qurravit, Karipllar që e jargavit, klient, mercenar, krahinar, rrugaç, halabak, që i bën derman.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dakord: 24/10/2024 13:04

    Shumë mirë ke bërë që ke shfryrë gjithë mllefin për PD, por shkurt për mua PD është katandisur S-ali baba me 40 hajdutë. Kaq :)

    Përgjigju
  • vlonjati: 24/10/2024 12:40

    PD-ja sot, shtoj une, pa i hequr asnje presje shkrimit realist e aktual te Edison Ypit,eshte katandisur sic katandisi Shqiperine ne vitin 1990 e pas UDB-ashi(Bisturia) tradhetar,egoist,megalloman,satrap me shkolle mjekesore,i ardhur nga spella e Vicidolit ne Tirone tere ,duke urdheruar qe te kthehej cdo gje ne zero.Kur ky fatkeqesi natyrore qe iu poftis ketij vendi dhe ne rruge e siper u bashkua dhe me kokexhenemin leshelist qe per para e pasuri,akuzohet se dhe ka vrare e zhdukur deshmitare (pa hyre ketu ne sektorin e SPAK-BKH-se).Dhe fjala eshte perspiunin e sigurimit te shtetit Ilir Meta-j;,duke e xhveshur Shqiperine tone fare lakuriq,pa fabrika,pa uzina,pa prone shteterore,pa pasuri nentokesore,te cilat u xhvaten nga klientet dhe kamikazet e ketyre te dyve shtrigaqeve pa din e iman,ku mjaftonte qe te tregoje teseren e PD-se apo te telefononte batakciu leshelist dhe dilje nga burgu apo mirrje cfare te te donte qejfi.Ku ligjin e benin kriminelet,kamikazet e PD-se, banditet e shumellojshem dhe gjithfare lloj llumi qe doli ne siperfaqe dhe ku jeta e njeriut te ndershem , e atyre qe kishin punuar e kontribuar me djersen e ballit per krijimin e pasurise kombetare nuk kishte me vlere.Nuk numerohen rastet kur me dokumenta fallco gjithfare maskarenjsh zaptuar prona shteterore e private,sepse nuk ekzistonte ligj,nuk kishte shtet ligjor,kishte vetem nje bande te armatosur qe bente ligjin dhe nuk degjonte as ata qe besonin ne idale se do e benin shqiperine si europa.Ekzistonte vetem klani Berishist.Dhe kjo situate vazhdon edhe sot. Te shpresojme qe te dy keta dinosaure te krimit e korrupsionit te mbyllen brenda e te mos e shohin me driten e diellit dhe pasurite e tyre,brenda e jashte vendit te gjenden e ti rikthehen popullit te varfer por krenar shqiptar. Te shpresojme se Altin Dumani e te tjere prokurore te ndershem e me integritet te SPAKUT te mbeshteten,te inkurajohen dhe te realizojne me sukses misionin e tyre historik ne interes te Shqiperise e te popullit te saj,duke larguar nga SPAKU,BKH-ja apo organe te tjera ligjvenese dhe ndonje "cimke" qe keta kane arritur te fusiin atje,duke i paguar,kercenuar,shantazhuar dhe vene ne sherbim te tyre.Koha nga sot e tutje duhet te punoje per popullin shqiptar!

    Përgjigju
  • Sali kurva: 24/10/2024 12:27

    Të lumt o Edison! Janë të gjitha të sakta ato që ti i ke renditur brravo.

    Përgjigju
    • Patrioti: 24/10/2024 15:53

      Edhe ti kishe mbetur pa dulmusr opozitën

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?