Edison Ypi: Thithin gishtin e mesit

5 Qershor, 16:27| Përditesimi: 5 Qershor, 16:29

  • Share

Prekja, përkëdhelja, puthja, kanë dalë nga moda.

Ka ardhur koha e thithjes së gishtit të mesit që po praktikohet nëpër banaqe televizive ku bërtasin e pëllasin se po ndërtojnë tempull, por në fakt po çpojnë vrimë në ujë.

Zullumi mediatik i quajtur "banak", ku çpuesit e vrimës në ujë janë të gjithë nga i njëjti krah politik, me të njëjtat ide, të njëjtin fjalor, të njëjtat huqe dhe vese, ku të gjithë flasin e bërtasin me shoshoqin në një babylon budallallëku masturbativ, luan mendsh edhe krijesën më durimtare që ekziston, derrin.

Më i çartuni banak televiziv, pararoja apo lokomotiva e thithjes së gishtit të mesit, ajo që thithjen e gishtit të mesit e ka bërë të kollajshme si buka me djathë dhe e ka ngritur në pedestal, është pa dyshim banaku thithës i gishtit Çim.

Çka ndodh në banakun e Çimit është llaftaria autoreferenciale që nuk ndodh as te kanibalët e Afrikës kur me hekura në hundë dhe shkopinj në duar, hedhin valle rreth zjarrit duke gulçuar uh-uh për të larguar Djallin.

Në banakun kanibalesk çimian plot me thithje dhe gishta mesi, ku thithësi, i thithuri, gishti, mund të jenë, dhe janë, secili nga banakierët, skema më e përdorur është ajo në formë rrethi: Ti ma thith gishtin e mesit mua, unë ja thith gishtin tim një tjetri, e kështu me rradhë deri te i fundit banakier ku mbaron rrethi, por jo epshi për thithje dhe gishta mesi.
Çim namuzqari pranon t'ja thithin gishtin e mesit. Por ai vetë nuk thith asnjë gisht.

Gjithçka varet nga statusi hormonal i Çimit. Është apo s'është Çimi në qef. Ja ka apo s'ja ka ngenë thithjeve dhe gishtave. Lejon apo s'lejon këtë apo atë gisht të thithet ose jo nga njëri apo tjetri, në favor apo në dëm të këtij apo atij gishti mesi.

Funksionon kështu: I vjen, ta zemë, Genc Burimit frymëzimi për t'ja thithur gishtin e mesit Andi Bushatit. Në këtë eventualitet Andi kurrsesi nuk e refuzon ftesën që gishtin e mesit t'ja thithi Genci. Përkundrazi, për të tilla raste Andi e ka gjithmonë gati gishtin.Ose, i teket, për shembull, Shkullakut t'ja bëjë qefin gishtit të vet me një thithje nga Lorenc Vangjeli. Lorenci kurrë nuk bën naze. Meqënse gjatë thithjes e folura s'është e mundur, me kënaqësi ndal zërin e mrekullueshëm prej bass-i, dhe me përulësinë më të madhe ja plotson dëshirën Shkullakut.

Ka dhe kombinacione ekstreme plotësisht të mundëshme dhe të lejueshme, madje dhe ekzaltuese. Për shembull, kur njëri nga banakierët shpall dëshirën për t'ja thithur gishtat e mesit gjithë të tjerëve nga pak, banaku shpërthen i tëri në duartrokitje frenetike aprovuese.

Ndodh rëndom që qefi i papërmbajtur i ndonjë banakieri përfshirë nga ndonjë stuhi hormonale e çastit, i mundëson banakierit në fjalë të vërë në rrjesht të gjithë banakierët e tjerë për t'ja thithur ata atij gishtin e mesit. Edhe kjo shoqërohet me piskama kënaqësie që buçasin nga gurrmazët e sëmurë anekënd Shqipërisë.

Me përjashtim të Çimit që është vetëm i thithur dhe aspak thithës, të gjithë të tjerët janë edhe thithësa edhe të thithur.

Efekti çudibërës i thithjes së gishtit të mesit varet nga ngjyra, forma, përmasat e gishtit të mesit të secilit. Mund ta dëshmojë këtë të vërtetë në mënyrë shterruese Adi Krasta i pyetjeve kilometrike, i cili, megjithë talentin e spikatur për ta torollepsur publikun sikur gjoja, gishtin nuk po ja thith Adi të ftuarit, por i ftuari Adit, në banakun e vet të thithjes së gishtit të mesit vjen me përvojat e panumurta, posaçërisht thithjes së gishtit të mesit të Beketit, aq fort sa i nxorri gjak.

Banakierët e Çimit jo vetëm thithin ose thithen me njëritjetrin. Për kënaqësinë sublime të thithjes dhe gishtit të mesit, ata sakrifikojnë. Heqin brinjë për ta mundësuarr thithjen e gishtit të vet.
Bie në sy një mardhënie interesante e Baton Haxhiut me thithjet dhe gishtat e banakut të Çimit. Batoni nuk ka qef me thith gishta. Qefi i Batonit është të tjerët t'ja thithin atij gishtin. Por sado kapriçioz, Batoni s'mundet me i lyp Çimit me ja thith gishtin. Prej Çimit, Batoni 10 gjak të kuq.

Ndoshta dhe Çimi ja thith gishtin e mesit dikujt tjetër. Si po thonë gojët e pista me dhëmbë të kalbura, pse jo Xen Berishës. Por është e pakonfirmuar.

Vazhdon pa u ndalur thithja e gishtit të mesit të njëritjetrit te banaku i Çimit. Me gishtin lart. Gojën plot. Hapin rreshtor. Qëndrimin ushtarak. Grusht bashkuar, sup më sup, hap të sigurtë, pa j'u dridhur syri drejt humnerave vdekjeprurëse. Në përputhje me orientimet revolucioneve që vijnë nga penxhereja. Në respekt të mësimeve dhe përvojave të paçmuara të mesjetarëve Makiavel dhe Don Kishot. Nën qiellin e ngrysur të shpresave zero për të ardhur në pushtet. Brenda ëndërrave të grisura të çetës së rrugicës në pritje të kockës. Secili me gishtin e mesit të vet brenda thithjes së tjetrit. Gjithçka kundrejt pagesës.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pena: 05/06/2024 20:39

    Satire e persosur, " plasi" Gjekmarkaj I Nongrates

    Përgjigju
  • Kapterri: 05/06/2024 17:16

    Fantastik Ypi,je super.

    Përgjigju
  • Niko: 05/06/2024 16:44

    Më pëlqen shumë satira e Edison Ypit, i ka perla!

    Përgjigju
    • Bureto: 05/06/2024 19:26

      Nuk di a i lexon perlat e Ypit, 'profesori' letersise Agron Gjekmarkaj, qe me gjoja 'satiren' e tij bajate me "babo", e më the të thashe, shkruan bejte nga ato qe t'i sjellin zorret ne fyt. Nuk besoj, se perndryshe ato do sherbenin si nje pasqyre ku ai do vërejë se sa te shemtuara jane shkrimet e yij ne kete zhanër arti letrar dhe ndoshta ndonje dite do t'i thoshte vetes Stop!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?