Sali Berisha

EDITORIAL/ Njësoj si me videon e 21 janarit, edhe tani shumë pak gazetarë po guxojnë të publikojnë dosjen e SPAK për Sali Berishën dhe familjen! 

19 Shtator, 12:19| Përditesimi: 19 Shtator, 14:46

  • Share

Me 21 janar 2011 dukej një mister i madh. Si ka mundësi që vetëm nje televizion kishte pamjet që vërtetonin vrasjen e demonstruesve nga ushtarët e Gardës të Sali Berishës? Por, duke parë sot se çfarë po ndodh në gazetarinë shqiptare me analizimin e fakteve në dosjen voluminoze prej 500 faqesh të SPAK për korrupsionin dhe pastrimin e parave në familjen e politikanit Sali Berisha, qartësohet si dielli pas shiut edhe çka ndodhi me 21 janar 2011 me kasetën e filmimeve të momentit  kur Garda e Republikës qëllonte mbi protestues duke vrarë 4 prej tyre. Pse ajo kasetë me prova flagrante u transmetua në mbrëmje vonë dhe nga një televizion i vëtëm? Atë kasetë, ato filmime, ashtu siç u tha atëherë, në të vërtetë e kishin të gjithë mediat, por vetëm News24 i drejtuar nga Carlo Bollino e transmetoi. Dhe këtu lind urrejtja dhe hakmarrja patologjike e Sali Berishës për këtë gazetar që nuk e vendos dot nën urdhëra, nën kontroll, nën intimidim si shumicën.

Edhe sot, dosjen prej 500 faqesh e kanë në duar të gjithë mediat (si pamjet filmike 13 vite më parë që ''u harruan'' nëpër xhepat e shumë gazetarëve dhe sirtarët e botuesve), të gjithë e kanë lexuar, por edhe pse jemi vendi me shumë media në Europë për frymë të popullsisë, Report TV, Gazeta Tema e pak media të tjera po merren me të.

Të parët që kanë kyçur gojën janë mediat pranë familjes Berisha, të cilat, duket se qenkan vërtetë shumë. Ata kanë transmetuar vëtëm ato 4-5 faqe të shprendara nga vetë të pandehurit për të përgënjeshtrur akuzat. Dhe kaq! Por është zhdukur nga horizonti mediatik edhe ushtria e ''gazetarëve investigativë''. Tani që nuk duhet të referojnë më thashetheme të mbledhura nëpër kafene apo në paradhomat e partisë, heshtin pasi jo vetëm shumica e tyre nuk janë profesionalisht të aftë të lexojnë dokumentat, por nuk kanë kurajo (apo leje) për të nxierrë ato prova që dëmtojnë Sali Berishën. Kulmin e pamë nga më i madhi influencer e showmen i debateve dhe analizave ''investigative'' të mbrëmjes, i cili, vetëm e vetëm për të mos u marr me Dosjen e Berishës, fshihet përnatë në zbulimin e tuneleve të Porto Palermos, apo në faturat e turizmit veror që na la pas! I njëjti influencer e showmen që mbrëmjen e 21 janarit 2011, kur 4 shqiptarë të pafajshëm u vranë, shqetësohej të tregonte me urgjencë (dhe pa prova) se ishin vrarë me njëri-tjetrin me çadra pistoleta a të tjera makinacione që ja sygjeronte Sali Berisha.

Jo vetëm që këto media dhe analistë nuk flasin për faktet që Spak ka renditur në Dosjen voluminoze për Sali Berishën, por shajnë, ashtu si dhe lideri i tyre, cilindo gazetar tjetër që mbi këtë dosje flet dhe komenton në respekt të së vërtetës, dhe ligjit.

Dje Sali Berisha që nga arresti shtëpiak mban jo vetëm fjalim të përditshëm, por tani edhe konferenca për shtyp, me një shembull të paparë ne cilindo vend të shkeljes së rregullave të kodit penal dhe vendimit të gjykatës, kërcënoi ata gazetarë që flasin për dosjen dhe që sipas tij jane ''peng'' i ''organizatës kriminale'' të SPAK. Gjithë të tjerët janë paralajmëruar: Para se të flisni për dosje, konsultohuni me mua apo me dhëndrin! Mesazhi ishte i qartë: kujdes se po ju fus edhe ju në listën e zezë. Ky është dhe ka qenë përherë koncepti i tij për demokracinë dhe median e lirë! 

a.m.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjergj: 19/09/2024 16:36

    Mè tepèr sesa tregon ligèsinè e Sali Berishès,,kjo "heshtje", èshtè njè pasqyrè e kèsaj shoqèrisè sè cfilitur shqiptare, ku 35 vjet rrumpallè, nxorrèn nè shitje gjithçka, edhe njerèzit. Nocioni I PAVARUR nuk ka asnjè kuptim, brènda kufijve tè Shqipèrisè sonè. Pra pyetja qè shtrohet, èshtè, kur do shohèm ndonjè ndryshim nè kètè drejtim? Jam i sigurtè qè ndryshimi do vijè, por ama, vetèm nèse SPAK dhe GJKKO, ia dalin tu vèrtetojnè me fakte kètyre shkatèrruesve tè kètij vèndi, krimet qè kanè bèrè dhe tu japè dènimin e paraparè nga ligji, me kthimin e gjèsè sè vjedhur shtetit shqiptar. Janè miliardat e pèrvetèsuara tè kètij populli, qè financojnè heshtjet e "gazetave dhe televizioneve tè pavarura shqiptare". Heqja e kètyre miliardave nga duart e kètyre keqbèrèsve, èshtè njè mision kombètar pèr momentin. Pèr Carlo Bollinon,,nuk ka "kundèrshtar" mè tè vyer sesa Sali Berisha, nè çdo aspekt, qoftè nè atè si sipèrmarrès, qoftè nè atè shoqèror. Edi Rama, pretendon tè marrè mandatin e katèrt qeverisès, me kufomèn e Saliut nè tribunèn "opozitare". Saliu, èshtè garanci suksesi pèr kundèrshtarèt e tij. Kur flet ai diçka,,,80-90% e shqiptarève ndjejnè pèrdredhje zorrèsh nè bark dhe bèjnè tè kundèrtèn. E meqè jemi tek tè qènit i pavarur,,edhe TEMA (PROTHO), pretendon tè jetè e pavarur dhe i botojè faqet e akuzès. A èshtè TEMA, vetèm pse i botojè, njè adresè serioze? Jo, jo,,,pavarèsia nuk vjen pa folur gjykatat,,pèr ne shqiptarèt.

    Përgjigju
  • Treni: 19/09/2024 15:21

    Kanë frikë nga bandat e tij që i ka me shumic mbas vetes!

    Përgjigju
  • asolingo: 19/09/2024 13:12

    Sot ka nje numer shume te vogel gazetaresh te tjeret jane dru me pre(me pelqen kur vene dhe kartelen e gazetarit.Mushk te keqen Xhixhua.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?