Edlir Tetova, trajneri i Egnatias

Sport

Edlir Tetova para duelit me Vllazninë: Në Evropë një dorë nga jashtë na pengoi, Egnatia mbron titullin kampion

22 Gusht, 11:46| Përditesimi: 22 Gusht, 13:33

  • Share

Në prag të sfidës së javës së parë të kampionatit, Vllaznia - Egnatia, trajneri i kampionëve në fuqi, Edlir Tetova, ka folur për mediet duke shpalosur ambiciet e rrogozhinasve. Ndeshja do të zhvillohet sot në orën 20:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Tekniku theksoi se pas eksperiencës evropiane, ekipi është gati për një tjetër sezon të rëndësishëm, ku objektivi mbetet i njëjtë, mbrojtja e titullit kampion.

“Pas një sezoni dhe pjesëmarrjes në Evropë, rifillojmë aty ku e lamë, sepse ishim në finale me Vllazninë. Objektivat janë të qartë, do shkojmë për të mbrojtur titullin. Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e bukur, si gjithmonë kur përballen Vllaznia dhe Egnatia. Shpresoj për më të mirën”, u shpreh Tetova.

Sa i përket merkatos, trajneri konfirmoi se grupi është përgatitur që më parë për këtë sezon, edhe pse ka pasur disa lëvizje. Largimi i Lushkjas u komentua shkurt, duke e cilësuar një zgjedhje të mirë për të dyja palët.

“Në këtë zgjidhje që u bë në këto ditë, mendoj ka ikur në një nga klubet më të mira si Tractori. Çdo gjë është bërë mirë si për klubin, ashtu edhe për Lushkjan”, tha Tetova.

Për aventurën evropiane, trajneri tha se një dorë nga jashtë ndikoi në eliminimin e tyre.

"Nga eksperienca e Europës kemi bërë një paraqitje të shkëlqyer, heqim vetëm ndeshjen e Champions. Nuk ka qenë në dorën tonë. Ka pasur ndikim, dorë tjetër, nuk e di pse. Megjithatë, nuk duhet të ndikojë në kampionat dhe në anën psikologjike të lojtarëve", tha mes të tjerash trajneri i Egnatias, klubit kampion në fuqi të Shqipërisë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?