Gerti Bogdani dhe Edlira Çepani

Edlira Çepani dedikim prekës për bashkëshortin Gerti Bogdani: Rrallë i vijnë kësaj bote njerëz si ti

4 Nëntor, 15:47| Përditesimi: 4 Nëntor, 15:51

  • Share

Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut, Edlira Çepani ka reaguar sërish për humbjen e bashkëshortit të saj, Gerti Bogdani.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Edlira kujton me nostalgji bashkëshortin e ndjerë dhe kohën që ka kaluar me të.

“Ndërkohë që rishoh këto emisione të viteve të shkuara, vazhdoj ta falënderoj Zotin çdo ditë për ty, Gerti im. E falënderoj që pata fatin të të kisha në krah në këtë jetë, se rrallë herë i vijnë kësaj bote njerëz si ti! E falënderoj edhe tani, që ti nuk je më fizikisht, sepse kam fatin të të kem etalonin tim të vlerave dhe shembullin më të mirë për t’u ndjekur, si për vete, ashtu dhe për Ajrën dhe Reinartin tonë. Faleminderit që më zgjodhe mua që të ecnim bashkë për dore! Ti do jesh gjithmonë drita në rrugën time!”, shkruan Edlira Çepani.

Gerti Bogdani ndërroi jetë më 18 shtator të këtij viti si pasojë e një arresti kardiak.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • dena: 10/11/2024 10:39

    u prefsh i qete o gerti i bukur e djale i zgjuar e me shume vlera.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?