Edlira Çepani

Edlira Çepani i rikthehet angazhimeve profesionale pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit: Po përmbush një mision si amanet

14 Nëntor, 15:11| Përditesimi: 14 Nëntor, 15:13

  • Share

Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut, Edlira Çepani i është rikthyer punës dhe aktivitetve pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj, Gerti Bogdani.

Gjatë një vizite në qytetin e Chisinau të Moldavisë, për të “përmbushur një mision si amanet”, shprehet ajo në një postim në rrjete sociale, ndërsa ka ndarë disa foto nga takimi me disa të rinj nga Europa Lindore që ajo tregon se biseduan se si ishin të aftë të të përballonin fatkeqësitë, si luftërat.

“Në përpjekjen e mundimshme për të rifilluar angazhimet në përmbushjen e një misioni si amanet, rrugëtova drejt Chisinau. Aty pata fatin të njihja e të frymëzohesha nga të rinj nga 3 shtete të Europës Lindore, të cilët më treguan kaq bukur, se në mes të fatkeqësive e luftërave si ajo në Ukrainë (dhe sirenave të bombardimeve që u bien atyre dhe familjeve të tyre kohë e pa kohë), në mes të vështirësive që ata përjetojnë çdo ditë, sërish gjejnë forcën për të ecur përpara dhe për të luftuar për një botë më të mirë”, ka shkruar Çepani në Instagram.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?