TIRANË - Avokati Edmond Petraj dhe Edvin Kulluri nga ‘Djathtas 1912’ debatuan sot në ‘Studio Live’ lidhur me hetimet e SPAK dhe masat e shtuara të paraburgimit. Lidhur me deklaratat e Ramës se SPAK duhet të respektojë dinjitetin e kujtdo, Petraj thotë se Rama flet si kryeministër dhe janë shtuar ankesat dhe denoncimet për masat e paraburgimit dhe hetimet e prokurorëve.
'SPAK nuk duhet të binte pre e pjesës së politikës. Politika ka kritikat e veta. Rama flet si kryeministër. Janë dy portale, ka marrëdhënie në bashkëqeverisjen, janë 7800 denoncime. Nuk është tagër i ministrisë së drejtësisë. Është tjetër institucion që duhet të merret sistemi i drejtësisë. Ministria nuk ka tagër të ndërhyjë te KLP, KLGJ. Sado të diskutohet pjesa e pandëshkueshmërisë ka marrë fund, nuk ka asnjë personazh imun. E dukshme. Problemi është që avokatët të palëve mundohen të gjejnë model komunikimi komod. Në përgjithësi ka dosje që lënë për të dëshiruar. Mund të ketë ekstremitete, dyshimi i arsyeshëm është bërë modë. Mendoj se zoti Dumani bëri mirë që doli sot, mbrojti institucionin e vet. Dje KLP bëri një gafë, nuk është aty për ti dalë në mbrojtje Strukturës së Posaçme. KLP mbron qytetarin. Janë të ndara institucionet.'
Kulluri thotë se Rama dhe Berisha po bëjnë një komedi teksa njëri mbron SPAK, tjetri e sulmon.
'Si Rama dhe Berisha janë bërë komedi. Kjo është komedi. Ta përdorësh SPAK si shpatë retorikë kundër kundërshtarit, fundi i ciklit i këtij lidershipi politik ka ardhur. Basti publik që kemi vënë, kemi një kastë politike që ka pushtet absolut. Rama guxon sot të drejtojë mbledhjen e bashkisë. Mbledh administratën publike në mbledhje partie për të bërë fjalime kundër SPAK. Guxon administrata e bashkisë të pres makinën e prokurorëve të SPAK. Edi Rama ka dy javë që bën retorikë grushti shteti. Berisha ka bërë retorikë rebelimi shteti. Asnjë të drejtë nuk kanë. E drejta gjendet në gjykatë. Ai mund të shkeli vetëm në komisionin e arsimit, ministrinë e Arsimit. Ai duhet të japi llogari dhe në senatin e universitetin.'
Avokati mendon se veprimet e Strukturës së Posaçme duhen shqyrtuar dhe hetuar, teksa duhen parë problematikat e sistemit të drejtësisë.
'Rama nuk e kërcënon dot drejtësinë as ky as Berisha. A kemi cilësi sot sa i përket dosjeve? Mund të kemi përgjegjësi për të hetuar Strukturën e Posaçme. Ky është debati. Rama foli sot për problematikat e
sistemit të drejtësisë.'
Komente
