Programacion

E Mërkurë
12
Maj
E Enjte
13
Maj
E Premte
14
Maj
E Shtunë
15
Maj
E Diel
16
Maj
E Hënë
17
Maj
E Martë
18
Maj
E Mërkurë
19
Maj
E Enjte
20
Maj
E Premte
21
Maj
E Shtunë
22
Maj
E Diel
23
Maj
E Hënë
24
Maj
E Martë
25
Maj

Edmond Spaho

Politikë

Edmond Spaho takon fermerët në Sheqeras: 150 milionë euro investime çdo vit në bujqësi, do të ulin koston e prodhimit, do të rrisin mirëqenien ne fshat

10 Prill, 09:24| Përditesimi: 10 Prill, 09:26

Në takim me fermerët dhe banorët e fshatit Sheqeras koordinatori politik i PD-së, Edmond Spaho tha se në 8 vite të qeverisjes Rama, fshati dhe bujqësia kanë qenë sektorët që kanë vuajtur më shumë. Për këte arsye, bujqësia është prioritet i qeverisë Basha për te nxjerrë fshatin nga varfëria.

"Me qeverinë e Lulzim Bashës, subvencionet e përvitshme prej 100 milion euro, që do të shpërndahen në bazë të prodhimit, do të sjellin ulje të kostove dhe zhvillim të tregjeve të shitjes. Do të akordohen 50 milion euro për sistemin vaditës kullues dhe mekanikën bujqësore " tha Spaho,’ i cili i njohu fermerët me masat e tjera që do të nxisin zhvillimin e bujqësisë dhe do të ulin koston e prodhimit vendas.

"Do të ulim çmimin e energjisë  dhe do të zgjerojmë fashën në 300 kilovat orë për të mbështetur  familjet me pamundësi ekonomike. Lulzim Basha si kryeministër në  vendimin e parë, do të ulë çmimin e karburantit me 240 lekë për çdo litër. Do të rriten pagat dhe pensionet 25 përqind dhe ndihmën ekonomike do ta dyfishojmë.”- tha Spaho. Ai vuri në dukje se familjet që do të çojnë fëmijët në shkollë të lartë do të ndihmohen nga shteti, siç do të ndihmohen dhe familjet e reja.

"Për cdo lindje fëmijësh  familjet do të  paguhen  30 mijë lekë ne muaj për 5 vjet në mënyrë që të nxiten lindjet dhe të shtohet popullsia. Nga ana tjetër edukimi dhe arsimimi i fëmijëve në Universitet për familjet me të ardhura nën 640 mijë lek, do të përballohet nga shteti”- u shpreh Spaho.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A është gati Shqipëria për sezonin e ri turistik?