Kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotko

Edmond Zotko i arrestuar nga SPAK për trafik kanabisi/Kryebashkiaku i Poliçanit për Report Tv: Nuk e kam kushëri, ka qenë kandidat i LSI-së

8 Janar 2021, 12:10| Përditesimi: 8 Janar 2021, 12:20

  • Share

1610104456_1120081810153386975300572659678830428150781n.jpg

Një prej të arrestuarve nga SPAK në operacionin në Skrapar, Edmond Zotko, dyshohet se është një i afërm i kryebashkiakut të Poliçanit  Adriatik Zotkaj. Por ky i fundit shprehet në një prononcim për Report Tv se kjo nuk është e vërtetë.

Kryebashkiaku Zotkaj thotë se i arrestuari ka qenë kandidat i LSI-së për kryetar komunë në vitin 2011, një person me shumë influencë në zonë.

"Edmond Zotkajn nuk e kam kushëri, nuk e mohoj gjakun nëse do e kisha. Është banor i zonës, ka qenë i punësuar, por nuk e kam kushëri.

2-3 muaj më parë kur janë bërë verifikimet e para nga policia dhe e kanë thirrur në polici, unë e kam pushuar menjëherë nga puna, i kam edhe urdhrat e pushimit. Sa jam bërë me dije me këtë akuzë e kam larguar nga puna. Kam larguar edhe 3 kryepleq të tjerë në fshatrat që ka pasur sinjalizime nga policia dhe punonjës pyjorë që kanë detyrë të mbrojnë territorin, por që nuk kanë kryer detyrën. Edmond Zotkaj ka qenë kandidat i LSI-së për kryetar komunë në vitin 2011, por nuk ka fituar. E largova nga puna sapo më vunë në dijeni nga policia e Beratit që Zotkaj ishte thirrur nga policia në lidhje me kultivimin e kanabisit në Tërpan, ku ai mbulonte sektorin. Kjo ka ndodhur 2-3 muaj më parë", tha Adriatik Zotkaj.

 


Lajmi kryesor:

Skrapari si Lazarati/ Pamje si thahej kanabisi në një stallë lopësh! Telefonata e policit që dekonspiroi 'Guardia di Finanza': Merre Fuatin dhe thuaji të zhdukë drogën! SPAK 23 urdhër arreste


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?