TORINO, Itali - Edon Zhegrova është gati për të lënë Lille në Francë, duke u transferuar kështu në Serie A me Juventusin. Sipas 'Tuttosport', anësori shqiptar i sulmit i ka thënë 'po' bardhezinjve dhe pritet të jetë përforcimi i radhës për trajnerin Igor Tudor. Sezonin e shkuar në Champions League, Zhegrova shkëlqeu kundër Juves dhe duket se drejtuesit e kanë mbajtur shënim emrin e tij.
Tanimë kushtet janë 'pjekur' dhe 26-vjeçari shihet si një lojtar që mund të luaj në tre pozicione, andaj me një goditje është njësoj si të bësh tre përforcime. Ai mund të luaj në mesin e fushës, në krahët e sulmit si edhe si sulmues i dytë nëse do ishte e nevojshme. Shto këtu edhe njohjen me sulmuesin David, që u bashkua këtë verë me Juven po nga Lille.
Të gjitha këto detaje e kanë bërë drejtorin sportiv të Juves, Damien Comolli, që dje gjatë ditëlindjes gjithë kohën ta kalonte të telefon edhe me agjentin e Zhegrovës, turkun Hasan Çetinkaya, për të finalizuar detajet e marrëveshjes.
SHIFRAT
Media pranë Juves bën me dije se Zhegrova është pajtuar për një kontratë afatgjatë me vlerë 2.5 milionë euro në sezon, plus bonuse. Vetë agjenti i anësorit të Kosovës ka kërkuar që kjo lëvizje të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur. Lille, e cila ka edhe një vit kontratë me Zhegrovën, nuk do deshironte që ai të largohej falas si David, andaj nga 25 milionë euro që kërkonte më herët, mund të bindet për 17-18 milionë euro.
KONKURRENCA
Juve duket se mposhti konkurrencë për Edonin, me Marseille që ishte seriozisht në garë, por një krisje në klub ka bërë që fokusi të jetë gjetkë. Edhe Milan e Napoli kanë shfaqur interes për të.
Për më tepër, Italia duket vërtet fati i Zhegrovës. Anësori shqiptar, në fakt, i mahniti të gjithë në një turne ndërkombëtar të të rinjve nën 14 vjeç në vitin 2011. Aq shumë saqë Milani ishte shumë pranë nënshkrimit të tij. Marrëveshja më pas dështoi për shkak të rregulloreve ndërkombëtare të transferimeve për lojtarët nën 16 vjeç. Asgjë e madhe. Edon tani shpreson të hakmerret ndaj kuqezinjve me një fanellë bardhezi.
Komente
