Lille barazoi 3-3 në shtëpi kundër Strasbourg për raundin e pestë në Ligue I të futbollit në Francë. Sulmuesi i Lille, Zhegrova zhbllokoi ndeshjen në minutën e 15-të, ndërsa deri në të 27 minutë kompletoi dopietën personale.
Paçka formës së mirë dhe dy golave të yllit të Kosovës, miqtë ia dolën të barazonin në pjesën e parë. Në pjesën e dytë Strasbourg mori epërsinë, para se David në fund të shënonte golin e barazimit 3-3.
Lille tani ka shtatë pikë pas pesë ndeshjeve dhe pozicionohet në vendin e shtatë, teksa Strasbourg me një pikë më pak gjendet në vendin e 10-të.
Komento