Eduard Grishaj tregon sa herë e ka takuar Dori-Oltën brenda shtëpisë së Big Brother

2 Maj 2023, 22:11| Përditesimi: 2 Maj 2023, 22:13

  • Share

Regjisori i Big Brother Vip 2, Eduart Grishaj ka shuar të gjitha takimet nëse Olta Gixhari ka takuar bashkëshortin e saj, Dorin.

Ai ka deklaruar se një takim i tillë nuk ka ndodhur kurrë.

Megi Pojani: Ky Dori sa herë e ka takuar Oltën te dhoma e rrëfimit.

Eduart Grishaj: Dori nuk e ka takuar Oltën asnjëherë. Dori është bërë legjendë e jashtme e këtij Big Brotheri…

Megi Pojani: S’ka mundësi, t’i mendon se po gënjejnë në Tik Tok?

Eduart Grishaj: Unë nuk kam Tik Tok fare, nuk e di. Por po them ata që kam dëgjuar unë sepse më tha edhe dikush një ditë që ishte zënë edhe me Dorin sepse kishte dalë diku në Tik Tok dhe them tani “sinqerisht, realisht” sikurse thotë edhe njëra, unë kam takuar shumë të afërm të personave që janë konkurrent dhe Dori është një nga djemtë më të edukuar që kam takuar. Djalë i jashtëzakonshëm.

E kam takuar nga afër kur ka sjellë çunin që kemi bërë edhe klipin, surprizën…

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?