Eduard Halimi

Eduard Halimi rikthehet në politikë, Basha e emëron koordinator të posaçëm të zgjedhjeve

7 Mars 2021, 13:37| Përditesimi: 7 Mars 2021, 20:42

  • Share

Kryetari Partisë Demokratike Lulzim Basha ka rikthyer në politikë ish-ministrin e Drejtësisë në kohën e qeverisjes së PD-së, Eduard Halimin.

Burime bëjnë me dije se Halimi do të bëhet koordinator i posaçëm i Partisë Demokratike për procesin zgjedhur, por nuk do të kandidojë për deputet.

Kujtojmë se ish-deputeti i PD-së u largua nga politika në shkurt të vitit 2018, ku njoftonte se do t’i përkushtohej një projekti në Ballkan të së drejtës ndërkombëtare private.

Halimi ka qenë deputet i Partisë Demokratike gjatë tre legjislaturave. Ai ka shërbyer edhe si Ministër i Drejtësisë gjatë qeverisjes Berisha.

Vendimi i PD për emërimin e Eduard Halimit si koordinator i posaçëm

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hahahs: 07/03/2021 17:53

    Amon mo te njejtet njerez vetem ricikohen kush ju beson me o Lulezim

    Përgjigju
  • Fatmir: 07/03/2021 13:59

    Mos genjeni

    Përgjigju
  • Meni: 07/03/2021 13:56

    Në fakt është intelektul i mirfillt, por se kuptoj çfar pret dhe kërkon nga ajo parti. Budallej janë shokët e partis tënde që po ikin një e nga një nga ajo parti llafazanësh dhe gjumashash. Mos e ço dëm intelektin dhe formimin tënd.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?