Anglia është eliminuar në gjysmëfinale të Kupës së Botës “Rusi 2018”. Eduard Prodani, i ftuari i përhershëm në “Botërori +” në Report Tv, ka treguar arsyen kryesore pse anglezët dështuan në gjysmëfinale me Kroacinë…
Anglia nuk ishte e përgatitur psikologjikisht për të kaluar në finale. Shënuan një gol dhe kujtuan se mbaroi. Nuk mund të shkosh në finale të një Botërori pa e përgatitur edhe psikologjikisht atë.
Nga ana tjetër, Kroacia besoi shumë, me një ritëm ndoshta mesatar ia imponoi atë që donte Anglisë, besoi fort dhe sikur e dinte se goli do të vinte. Besuan dhe fituan me meritë.
Eduard Prodani
Komento