Eduard Prodani në emisionin Botërori +

Eduard Prodani në “Botërori +”: Franca ka marrë shumë nga Italia

11 Korrik 2018, 14:51| Përditesimi: 11 Korrik 2018, 16:38

  • Share

Franca është finalistja e parë e Kupës së Botës “Rusi 2018” dhe kjo është kryefjala në emisionin “Botërori +” në Report Tv. Eduard Prodani, i ftuari i përhershëm, e ka krahasuar Francën me Italinë…

Për mendimin tim, Franca është bërë si Italia, duke u pjekur. Me këtë dua të them, që Franca luajti në gjysmëfinale më e pjekur, me idenë që duhet fituar patjetër dhe nuk ka rëndësi se si vjen.

E natyrshme që do të vinte nga një episod ose dy. Gjysmëfinalja ndaj Belgjikës ishte shumë e bukur edhe për faktin se ishte kundërshtari në nivel të mirë. Ndeshja mund të kishte përfunduar edhe në barazim, por pikërisht kjo i jep merita Francës, që në fund diti ta menaxhojë avantazhin ashtu siç bënte Italia dikur.

Eduard Prodani

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?