Pavarësisht eliminimit të Rusisë, i ftuari i përhershëm në emisionin “Botërori +” në Report Tv, Eduard Prodani, ka mendimin se rusët morën më të mirën nga kjo Kupë Bote, duke tejkaluar parashikimet…
Në fillim të Botërorit ekipi rus ishte i fundit në renditjen e FIFA-s nga 32 skuadrat pjesëmarrëse, ndërsa shkoi në 8 më të mirat, madje me pak fat mund të shkonte në 4 më të mirat.
Gjithsesi, edhe pse pa emra të njohur, ata u rritën nga ndeshja në ndeshje dhe morën maksimumin e mundshëm që mund të merrnin, që as vetë tifozët rusë nuk e parashikonin. Rusia tejkaloi mundësitë e veta dhe prandaj eliminimi ndoshta nuk dhemb shumë te tifozët.
Eduard Prodani
Komento