Eduard Prodani

Sport

Eduard Prodani në “Botërori +”: Trajnerët nuk eksperimentojnë më

6 Korrik 2018, 16:09| Përditesimi: 6 Korrik 2018, 16:12

  • Share

I ftuari i përhershëm në emisionin “Botërori +” në Report Tv, Eduard Prodani, duke komentuar formacionet e dy ndeshjeve të ditës së sotme, ka vënë re që nuk ka ndryshime, përveçse atyre të detyruara, nga pezullimet apo dëmtimet.

“Trajnerët nuk mund të eksperimentojnë në këtë fazë, shoh po ato formacione që kanë luajtur edhe në fazën e 1/8 finale. Janë stabël lojtarët dhe gjithçka varet nga individët.

Trajneri ka në dorë vetëm zëvendësimet, qofshin edhe kur ndeshja shkon në shtesë. Vetëm aty mund të ndihet dora pak e trajnerit. Edhe skemat madje dihen tashmë dhe nuk ndryshojnë” – ka pohuar Eduard Prodani.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?