Shembja e objekteve pa leje në Theth

Opinion

Eduard Zaloshnja: A nuk mund të niste ky aksion pasi të përfundonte sezoni veror?

11 Korrik, 18:20| Përditesimi: 11 Korrik, 18:24

  • Share

Pasi fitoi mandatin e tij të parë kryeministror (më 2013), Rama shpalli programin e rilindjes urbane, që kishte dy komponentë: 1. Rregullimin dhe zbukurimin e qendrave të qyteteve; 2. Spastrimin e trotuareve nga tavolinat/tezgat/tendat/çadrat/strukturat/kioskat pa leje apo me leje abuzive. Dhe pasi trotuaret u spastruan dhe qendrat urbane u zbukuruan, u përcaktuan kritere strikte se ku dhe sa përqind të trotuareve mund të ziheshin nga bizneset në buzë të tyre.

Vijmë në vitin 2025. Pasi fitoi mandatin e tij të katërt kryeministror rradhazi, Rama konstatioi se trotuaret ishin zaptuar përsëri nga tavolinat/tezgat/tendat/çadrat/strukturat/kioskat pa leje apo me leje abuzive. Dhe duke filluar nga Lungomarja e tij e dashur e Vlorës, ai urdhëroi një aksion spastrimi të ngjashëm me atë të dikurshmin.

Duke e kuptuar që kriteret strikte se ku dhe sa përqind të trotuareve mund të ziheshin nga bizneset në buzë të tyre nuk ishin zbatuar nga zyrtarët lokalë të bashkive, Rama “kërkoi” dorheqjen masive të tyre, dhe ata iu bindën “kërkesës” së tij. Ndërkohë, ai ka deklaruar se në shtator do të miratohet një paketë e re ligjore territoriale në Kuvend, e cila do të përcaktojë në mënyrë edhe më strikte se deri më sot kriteret e administrimit të territorit.

Rama ka dhënë pak detaje rreth paketës së re ligjore territoriale që do të miratohet në shtator. Por pyetja që natyrshëm mund të shtrohet është: A nuk duhej pritur miratimi i paketës së re ligjore territoriale në shtator, që pastaj të fillonte spastrimi i trotuareve nga tavolinat/tezgat/tendat/çadrat/strukturat/kioskat pa leje apo me leje abusive?

Për më tepër, në shtator përfundon edhe sezoni veror, që përbën pikun e turizmit të huaj e të brendshëm në Shqipëri…

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 11/07/2025 18:43

    Nuk mund te pritej sepse ka rregulla kooperativa or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Lol: 11/07/2025 18:34

    JO

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?