Altin Dumani

Opinion

Eduard Zaloshnja: 58.1% e duan rinovimin e mandatit për Dumanin, 53.3% e duan rinovimin për prokurorët e SPAK-ut

31 Korrik, 14:32| Përditesimi: 31 Korrik, 14:34

  • Share

 

Më 19 dhjetor 2025, mandati i Altin Dumanit si drejtues i SPAK-ut përfundon juridikisht. Po çfarë mendojnë shqiptarët e thjeshtë për një rinovim të mandatit të tij pas dhjetorit? Për ta testuar këtë pyetje, zhvillova një sondazh të shpejtë, duke e shpërndarë linkun e pyetësorit me 2000 SMS krejt të rastësishme në të gjithë territorin e vendit.

Plot 58.1% e 1687 të anketuarve që e plotësuan pyetësorin e donin rinovimin e mandatit për Dumanin (shihni grafikun e mëposhtëm). Ndër 41.9% që nuk e donin rinovimin, shumica dërrmuese ishin votues të PD-ASHM dhe të PS (fare pak ishin votues të partive të tjera ose mosvotues).

Meqë prokurorëve të SPAK-ut në përgjithësi po u afrohet data e mbarimit të mandatit, futa në pyetësor edhe pyetjen “A mendoni se prokurorëve të SPAK-ut duhet t'u jepet edhe një mandat tjetër pas 9 vjetësh në detyrë?”

Vetëm 53.3% e 1687 të anketuarve që e plotësuan pyetësorin e donin rinovimin e mandatit për prokurorët e SPAK-ut (shihni grafikun e mëposhtëm). Ndër 46.7% që nuk e donin rinovimin, shumica dërrmuese ishin votues të PD-ASHM dhe të PS. Por jo pak ishin votues të partive të vogla ose mosvotues.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dakord: 31/07/2025 19:12

    Të kishte mbyllur dosjen e 21 janarit do e meritonte 75%. Pa 21 janarin ska rizgjedhje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?