Sali Berisha dhe Edi Rama

Opinion

Eduard Zaloshnja: 800 mijë zgjedhës të këtushëm nuk janë simpatizantë as të Ramës e as të Berishës, por…

19 Korrik, 12:14| Përditesimi: 19 Korrik, 12:17

  • Share

Nga një sondazh që zhvillova së fundmi, më rezultoi (me ekstrapolim të përafërt statistikor) se vetëm 1.1 milionë zgjedhës të këtushëm janë simpatizantë të dy politikanëve kryesorë - Ramës e Berishës. Ndërkohë, pothuaj 1.22 milionë votuan më 11 maj për listat e kandidatëve të përzgjedhur prej tyre.

Nga ana tjetër rreth 800 mijë zgjedhës të këtushëm nuk janë simpatizantë as të Ramës e as të Berishës, por vetëm 250 mijë votuan për lista kandidatësh të prezantuara nga partitë e vogla (PSD, Mundësia, Bashkë, Shqipëria Bëhet, Nisma, etj.).

Shifrat e mësipërme tregojnë se rreth 450 mijë zgjedhësit e këtushëm që nuk simpatizojnë as Ramën e as Berishën nuk e gjejnë veten as tek dy partitë e mëdha, por as tek këto të voglat.

Dhe për sa kohë nuk del në skenë një forcë e re e aftë për të thithur 1/3 e votave të elektoratit të këtushëm (rreth 800 mijë zgjedhës të këtushëm), duket se Rama e Berisha do të vazhdojnë të mbretërojnë, i pari në pushtet dhe i dyti në opozitë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • PATRIOTI: 19/07/2025 14:10

    TIRE, TIRE,O E.Z SE ËSHTË BËRË LESHI SIVJET.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?