Foto ilustruese

Eduard Zaloshnja: 87% këtu duan të bllokohen TikTok dhe Snapchat, ndërkohë Australia po i bllokon për adoleshentët

22 Nëntor, 12:40| Përditesimi: 22 Nëntor, 13:03

  • Share

Pasi Kryeministri Rama deklaroi se qeveria e tij po shqyrton mundësinë e bllokimit ose filtrimit në Shqipëri të rrejeteve sociale TikTok dhe Snapchat, u zhvilluan sondazhe online në tre media të këtushme me audiencë të lartë në internet: Shqiptarja.com,  Top Chanel, dhe BalkanWeb. Nga 83% deri në 89.5% e të anketuarve në këto sondazhe ishin për bllokimin total të këtyre rrjeteve sociale – mesatarja e të trejave plot 87%!

Ndërkohë, në Australi u fut dje për diskutim në parlament një projektligj, sipas të cilit TikTok, SnapChat, Instagram, e të tjera rrjete sociale duhet të bllokohen për moshat 16 vjeç e poshtë. Ky projektligj u paraqit nga qeveria në parlament pasi u konstatua se ka përkrahje masive për të si në popullin, edhe në parlamentin australian. Madje disa ligjëvënës konservatorë duan që rrjetet sociale të bllokohen për të gjitha moshat në Australi.

Në projektligj parashikohen gjoba deri në 50 milionë dollarë për çdo rast kur kompanitë e rrjeteve sociale nuk e bllokojnë dot qasjen në to të adoleshentëve 16 vjeç e poshtë. Kompania britanike AgeCheck Verification është pajtuar nga qeveria australiane për ta këshilluar rreth mënyrave më të mira për ta bërë ligjin e ri sa më të zbatueshëm. Objektivi i qeverisë australiane është që brenda një viti, asnjë adoleshent 16 vjeçe poshtë të mos futet në rrjetet sociale.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?