Nga sondazhi që zhvillova së fundmi për Report TV, dukej qartë se PS-ja mund t’i siguronte qysh sot 84 mandatet parlamentare e kërkuara nga Rama, në qoftë se do të kishte përballë vetëm PD-në dhe partitë e vogla aleate të saj.
Por në skenë janë futur shumë parti të reja…
Së bashku, ato do të merrnin sot pothuaj 1/5 e votave të zgjedhësve të vendosur për të votuar (brenda dhe jashtë vendit). Dhe po të garonin me një listë të përbashkët (dhe me disa manovra specifike elektorale), ato mund të siguronin sot deri në 28 mandate parlamentare!
Por partitë e reja janë një vathë me shumë desh, ku secili mburret se ka brirë më të mëdha se të tjerët. Si rrjedhojë, ata mund të futen në garë të përçarë, dhe të marrin kështu shumë më pak mandate sa ç’do të merrnin së bashku.
Një problem tjetër me partitë e reja është se, teksa kanë shumë jehonë në rrjete sociale, kanë pak shtrirje në terren. Dhe kur vjen muaji i fundit i fushatës elektorale, terreni bëhet përcaktues…
Sidoqoftë, vota e zgjedhësve jashtë vendit kësaj rradhe mund shtojë një të panjohur në ekuacionin elektoral. Edhe pse partitë e reja mund të jenë larg potencialit të 28 mandateve, ca mandate ato mund t’i marrin – me përkrahje nga votues të këtushëm, e sidomos me përkrahje nga votues në emigracion. Si rrjedhojë, 140 mandatet parlamentare mund të mos ndahen vetëm mes PS-së dhe PD-së.
Me pak fjalë, partitë e reja mund të bëhen pengesë për 84 mandatet e Ramës…
Rezultatet e sondazhit të realizuar nga Report Tv
Komente

O Eduard po kush jan kta qe votojn PS-ne akoma mo pervec antareve te partise. Un kam nja nji vit qe kam taku Socjalistin e fundit. Me keto sondazhe me duket qe pergatisni terrenin per vjedhjen e rradhes!
PërgjigjuAgron Shehaj me partin Mundesia do fitoi shume vota . Eshte njeri i paster e Ka treguar gjithe keto vite. Rrogen una jep atyre vajzave jetime nga Kukesi. Te tjeret vetem vjedhun
PërgjigjuDhe per Ramen nuk eshte mire te mari 84 mandate. Sepse kthehet ne Diktaturen dhe pastaj dihet si shkojne gjerat. Duhet patjeter nje parti tjeter ne koalicion ta frenoje.
PërgjigjuAs nje parti e re nuk fiton dote sepse si shehaj , shabani , llapaj , qorri duan te jene kryetare .tahmaja te le pa gje , tjetra keta jane zgjatimet e pd -ai haruat protestat keta ishin te paret dhe bene nje vrime ne uje , pika leshkot duan te behen deputet .