"A mendoni se hapësirat publike që po çlirohen do të ripushtohen me kalimin e kohës?" - kjo ishte pyetja kryesore e pyetësorit, linkun e të cilit e shpërndava me 2000 sms krejt të rastësishme në gjithë territorin e vendit.
Është një pyetje legjitime të bëhet në prag të Rilindjes Urbane 2.0, ngaqë hapësirat publike u ripushtuan pas Rilindjes Urbane 1.0.
Por duket se besimi tek vendosmëria e Ramës për suksesin e Rilindjes Urbane 2.0 është i lartë, pavarësisht zhbjerrjes se versionit 1.0.
Kështu, plot 70% e të anketuarve mendojnë se nuk do ketë më ripushtim të hapësirave publike të çliruara. Vetëm 26% mendojnë se do ketë një ripushtim (pothuaj krejtësisht votues opozitarë). Kurse 4% janë të dyzuar (përqindjet i kam rrumbullakosur për lehtësi leximi).
Fakti që 70% e shqiptarëve të këtushëm besojnë në vendosmërinë e Ramës për t'i disiplinuar hapësirat publike i var atij mbi shpinë një barrë të rëndë politke. Të paktën deri më 2030, nuk duhet të lindë nevoja për një Rilindje Urbane 3.0...
Komente

Sa për bar-kafè, nuk janë liruar hapsirat publike, vetëm janë zmontuar(për tu montuar sërsh në një kohë pak më vonë ) por tavolinat vazhdojnë të jenë në të njejtin vend, pra në trotuar ecet akoma për një(dmth BURRI PARA -GRUAJA I VETE PAS)
PërgjigjuAta budallenj qe do harxhojne paret prap me ndertime tenda e leshra do i humbin ato lek prap njelloj
Përgjigju