Ekonomi
Opinion

Eduard Zaloshnja: Aftësia e shlyerjes së borxhit publik, Shqipëria e fundit në rajon

26 Nëntor 2021, 16:37| Përditesimi: 26 Nëntor 2021, 19:58

  • Share

Treguesi më i përdorur për matjen e barrës së borxhit publik ndaj ekonomisë së një vendi, është raporti i borxhit publik ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Është një tregues që përdoret gjerësisht në media dhe që kuptohet lehtësisht nga publiku në përgjithësi. Aktualisht në Shqipëri ky tregues është zyrtarisht në nivelin 80% të PBB-së.

Sidoqoftë, në qarqet e finacave publike përdoret edhe një tregues tjetër – raporti i borxhit publik ndaj të ardhurave të buxhetit. Rezultati i këtij pjestimi tregon se sa vite duhen për ta shlyer plotësisht borxhin publik, në qoftë se të gjitha të ardhurat buxhetore përdoren VETËM për këtë qëllim (e jo për qëllime të tjera normale, si pagat, pensionet, invetimet etj.).

Me pak fjalë, ky tregues shërben për të matur aftësinë e shlyerjes së borxhit publik të një vendi. Aktualisht ky tregues është 2.8 për Shqipërinë, që do të thotë se na duhen 2.8 vjet për ta shlyer plotësisht borxhin publik, në qoftë se të gjitha të ardhurat buxhetore përdoren VETËM për këtë qëllim.

Ky tregues (numri i viteve për shlyerjen) është absolutisht më i larti ndër vendet e Ballkanit jugperëndimor (shihni grafikun shoqërues). Gjë që do të thotë se Shqipëria ka aftësinë më të vogël të shlyerjes së borxhit publik në rajon. Ndërsa Bosnja, Kosova dhe Maqedonia kanë treguesin më të ulët (domethënë kanë aftësinë më të madhe shlyerse).

Tabela

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirana: 26/11/2021 20:02

    Z. Zaloshnja. Shifra te sakta, por komenti im eshte ndryshe. Fakti qe ShqiperiA mori 650 milion euro borxh nga jashte ( jo te brendsnem me bono thesRi!) tregon se ka aftesi paguse per te shlyer borxhin. Ne te kundert nuk te japin botch po nuk ke mundesi te shlyesh Te.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?