Foto ilustruese

Opinion

Eduard Zaloshnja: Aksidentet rrugore janë ulur 16%, por vdekjet e motoçiklistëve, këmbësorëve, biçiklistëve janë rritur 200%

11 Gusht, 11:43| Përditesimi: 11 Gusht, 11:48

  • Share

Në 7-mujorin e parë të këtij viti u regjistruan vetëm 768 aksidente rrugore, nga 913 që u regjistruan vjet në të njëjtën periudhë. Pra aksidentet rrugore u pakësuan plot 16%.

Me pakësimin e aksidenteve rrugore, pritej që edhe vdekjet rrugore të pakësoheshin. Por ndodhi e kundërta, ato u shtuan - ishin 116 në 7-mujorin e parë të këtij viti.

Dhe 2/3 e vdekjeve rrugore ishin ndër motoçiklistët/kalimtarët/biçiklistët. Pa këtë njollë të zezë vdekshmërie, rrugët e Shqipërisë do të ishin më të sigurta se masatarja e BE-së në treguesin e vdekjeve për 100 mijë automjete në qarkullim.

Është ky një problem që duhet adresuar me ndryshime ligjore nga Kuvendi i Shqipërisë, fushatë sensibilizimi nga Ministria e Brendshme, dhe fushatë ndëshkimi nga Policia e shtetit!

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Titi: 11/08/2025 18:13

    Kembesore rrugeve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zjarrvënia e qëllimshme njësoj si vrasja, si ju duket propozimi i Ramës?