Në Qarkun Tiranë, dy kandidatë të listës së hapur të Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku, prodhuan rezultatin më madhështor të kësaj aleance – morën pothuaj 27% të të gjitha votave të kandidatëve të listës së hapur të koalicionit në këtë qark (shihni grafikun shoqërues).
Teksa në elektoratin e gjerë mund të ketë ndikuar aty-këtu ndonjë njohje/simpati personale (përtej orientimit politik), duhet parë sesi rezultuan këta dy kandidatë në primaret që u zhvilluan VETËM me anëtarë të PD-së.
Ata dolën në vend të dytë e të tretë në primaret e Qarkut Tiranë, por ndryshe nga kandidati i vendit të parë (që mori kryesisht vota lokale në Kavajë), të dy morën vota kudo – shpërndarë në mënyrë proporcionale në të gjitha seksionet e PD-së në qark. Madje Tabaku mori në primare më shumë vota se çdo kandidate femër në rang republike!
Duke i ndërthurur shifrat e mësipërme, mund të arrihet në përfundimin se Alimehmeti dhe Tabaku kanë një përkrahje organike si në elektoratin, ashtu edhe në anëtarësinë e PD-së së Tiranës, të pandihmuar nga shiringa lokale apo nga jashtë sinorit demokrat. Se çfarë do të bëjnë këta të dy politikisht me këtë përkrahje të madhe mbetet të shihet…
Tabela e rezultateve Tabaku dhe Alimehmeti
Komente
