Sali Berisha dhe Ilir Meta

Opinion

Eduard Zaloshnja: Dështimi i Rithemelimit 1.0 dhe perspektiva e Rithemelimit 2.0

27 Korrik, 13:44| Përditesimi: 27 Korrik, 14:30

  • Share

Politikanë dhe analistë rrotull Berishës po qarkullojnë në media idenë e një Rithemelimi 2.0, meqë Rithemelimi 1.0 i tij dështoi elektoralisht – koalicioni PD+LSI+PDIU+etj mori 200 mijë vota më pak se para katër vjetësh, anipse sivjet votuan edhe përkrahës opozitarë nga diaspora.

Në fakt, partitë përbërëse të koalicionit të udhëhequr aktualisht nga Berisha kanë regjistruar një trajektore elektorale ulëse nga 2017-a e këtej (shihni grafikun e mëposhtëm).

Kështu, PD+LSI+PDIU+etj morën së bashku plot 760 mijë vota më 2017, pasuar nga 730 mijë vota më 2021. Por më 2025 (pas Rithemelimit 1.0), ato regjistruan një firo dramatike, duke zbritur në 530 mijë vota.

Pas një analize të votave në mbi 5200 qendra votimi gjatë dekadës së fundit, ndërtova një model parashikimi statistikor për votat e mundshme të koalicionit PD+LSI+PDIU+etj më 2029 (dmth pas Rithemelimit 2.0). Dhe rezultoi se votat për të mund të zbresin edhe më poshtë se sivjet – diku tek 490 mijëshi…  

 *Projeksion statistikor për vitin 2029

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?