Eduard Zaloshnja: Donaldi s'do ta pranojë humbjen, nëse humbet…

5 Nëntor, 17:28| Përditesimi: 5 Nëntor, 17:38

  • Share

Kur shkova në Atlantic City në fillim të viteve ’90, tre hotele-kazino me emrin Trump në përbërje ma tërhoqën vëmendjen: Trump Plaza, Trump Castle dhe Trump Taj Mahal (shihni fotot më poshtë). 

Ishin vërtet godina madhështore, edhe nga jashtë, edhe nga brenda. Por pas disa vitesh, emri Trump u hoq prej tyre. Sepse Donaldi dështoi si investitor. Sidoqoftë, ai asnjëherë nuk e pranoi disfatën. Duke ndjekur këshillat që i kishte dhënë mentori i tij i hershëm, Roy Cohn, Donaldi hapi qindra gjyqe ndaj ortakëve dhe kreditorëve të tij, që të dilte pa lagur financiarisht nga fiaskoja në Atlantic City.

Roy Cohn, juristi famëkeq njujorkez që e ndihmoi Donaldin e ri në vitet ‘70-’80 të kalonte nga tregu modest i ndërtesave të lagjes Queens, në atë luksoz në Manhattan, i dha tre këshilla dishepullit të tij: Gjithnjë kundërsulmo, akuzoji të tjerët pikërisht për atë që të akuzojnë, dhe kurrë mos prano dështim.

Donaldi dështoi edhe me universitetin e tij privat, Trump University, por kurrë nuk e pranoi publikisht dështimin. Pas shumë padish e kundërpadish gjyqësore, ai pagoi në heshtje 25 milionë dollarë, pa pranuar asnjëherë faj publikisht.

Ndërsa për humbjen e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, ai paraqiti 60 padi gjyqësore deri në Gjykatën e Lartë (ku 6 nga 9 gjykatësit ishin republikanë) dhe i humbi të gjitha. Por edhe sot e kësaj dite, ai nuk e pranon se i ka humbur ato zgjedhje. Madje siluron çdo republikan që pranon publikisht se ai humbi më 2020…

A mund të imagjinohet dot që Donaldi ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve, në qoftë se i humbet sot ato?!?!?!

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetari: 05/11/2024 19:51

    O lyrash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?