Pas zgjedhjeve të vitit 2021, politikanë opozitarë dhe analistë të afërt me ta trumbetonin dy faktorë numerikë, që sipas tyre, do ta sillnin opozitën në pushtet: 1-Koalicion i përbashkët mes PD-AN dhe LSI; 2-Votim i diasporës. Le t’i analizojmë këta dy fatorë numerikë.
Faktori 1
Më 2021, PD-AN mori 622,187 vota dhe LSI mori 107,538 – gjithsej pothuaj 730 mijë vota. Këto vota prodhuan vetëm 63 mandate parlamentare për dy partitë, por sipas mendimtarëve opozitarë, mund të kishin prodhuar plot 67 mandate nëse PD-AN dhe LSI do të kishin qenë në një koalicion të përbashkët. Në këtë konkluzion ata arrinin duke bërë mbledhje thjesht aritmetike të votave përkatëse në secilin qark (pa faktorizuar domethënien politike të këtij bashkimi mekanik).
Para zgjedhjeve të 11 majit, bashkimi i trumbetuar u realizua, duke krijuar Aleancën për Shqipërinë Madhështore (të udhëhequr nga Berisha e Meta). Por ky bashkim jo vetëm që nuk i shtoi dot votat e këtushme, por krijoi një gropë madhështore prej 250 mijë votash (krahasuar me 2021). Dhe nga 67 mandatet që pretendonin mendimtarët opozitarë, bashkimi i shumëkërkuar prej tyre prodhoi vetëm 50 mandate…
Faktori 2.
Më 2021, PS mori 768,134 vota dhe aleatja e saj PSD mori 35,475 – gjithsej pothuaj 804 mijë vota. Këto vota prodhuan plot 77 mandate parlamentare për dy partitë aleate. Të përballur me këtë mur 800-mijësh të partive në pushtet, mendimtarët opozitarë e kuptonin se bashkimi mes PD-AN dhe LSI nuk do të ishte i mjaftueshëm numerikisht – duheshin gjetur vota të tjera opozitare…
Dhe tek diaspora ata shihin mundësinë për ta kapërcyer murin elektoral të partive në pushtet. Sipas tyre, qindra mijëra votues opozitarë kishin emigruar gjatë “Regjimit të Ramës”, dhe ata do të ishin të lirë të votonin nga vendet ku kishin emigruar.
Në fakt, për zgjedhjet e 11 majit, ata qindra mijëra votues të pretenduar opozitarë e patën mundësinë për ta dërguar me postë votën e tyre. Por vetëm 47 mijë vota erdhën nga diaspora për Aleancën për Shqipërinë Madhështore (nga të gjitha vendet e botës ku DHL nuk pati probleme me shpërndarjen e zarfeve të KQZ-së, vetëm 40 mijë vota erdhën për këtë aleancë).
SHËNIM: Njësoj si tani, dy partitë opozitare pretenduan para katër vjetësh për marrje të kartave të identitetit dhe intimidim të votuesve opozitarë. Përkundër të njëjtave pretendime, atëhere dy partitë opozitare morën plot 250 mijë vota më shumë se tani dhe plot 13 mandate parlamentare më tepër.
Komente

A NGJALLET I VDEKURI?ATA QË JANË PËR RRETH S.B. JAN KOPJUA MË E KEQE E TIJ O ZALOSHNJË.HË DHE DIÇKA TJETËR PËR SONDAZHIN E S.P.A.K.-ut QË NGA 1 E DERI TE 6 -shta ke gabuar ose po e bënë me dashje këtë gabim e them me plotë gojë që ata nuk jan në punë por në detyra në fuksione të P.D.SH.e them pa FRIKË. JU I NDERUAR ZALOSHNJË NUK KENI QËNË NDONJËHER KAQ POSHTË(NË. SHËRBIM TË S.P.A.K.) MIRË APO KEQ UNË TË JAP E ARGUMENTA DHE JA NJËRI PËRSE SHTYHET MBAJTIA NË MBI NJË VIT PARABURGIMET????PO QËNDRIME TË NDRYSHME SI AI NDAJ S.B. eE.V.???.PO DËSHIRON MË FAKTE RELIKO. S.P.A.K. NUK KA ARRITUR NË LARTËSIN E NJË PROKURORI TË PARA VITEVE 1990.
Përgjigju