Kamala Harris

Eduard Zaloshnja: Efekti Kamala në sondazhe: +1.3% javën e fundit, +4.6% muajin e fundit

28 Gusht, 14:28| Përditesimi: 28 Gusht, 14:31

  • Share

Statisticieni Nate Silver u bë i famshëm më 2008 në Amerikë, sepse parashikoi saktë fituesin në 49 nga 50 shtetet në garën presidenciale. Më 2012 ai e parashikoi saktë fituesin në 46 nga 50 shtetet. Ndërsa më 2016 ai gaboi milimetrikisht në tre shtetet kyçe që dërguan Trumpin në Shtëpinë e Bardhë: Pennsylvania, Michigan dhe Wisconsin. Katër vjet më vonë, Nati Silver e korrigjoi shënjestrën statistikore!

Aktualisht Nate Silver publikon një buletin ditor (i quajtur Silver Bulletin), ku bën përmbledhjen statistikore të të gjitha sondazheve që zhvillohen në 50 shtetet e SHBA-së në lidhje me garën presidenciale. Në buletinin më të fundit, ai ka llogaritur mesataren e ponderuar statistikisht të të gjitha sondazheve aktuale, duke e krahasuar atë me një javë dhe një muaj më parë.

Nga krahasimi rezulton se kuotat e Kamala Harris janë rritur në rang kombëtar me 1.3 pikë brenda një jave dhe me 4.6 pikë brenda një muaji. Ndër shtetet ku efekti Kamala ka qenë më i madh, Virgina ka shënuar rritjen më të madhe të kuotave të Kamalës brenda një jave dhe Michigan brenda një muaji.

Aktualisht, Kamala ka epërsi 2.9-3.5 pikë në tre shtetet që e penguan Hillari Clinton të shkonte në Shtëpinë e Bardhë më 2016 (Pennsylvania, Michigan dhe Wisconsin). Ndërkohë, kamala është rrotë më rrotë statistikisht në katër shtete që Trumpi duhet t’i fitojë patjetër, për të mbetur në garë (Georgia, Arizona, North Carolina dhe Nevada)

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Endri: 28/08/2024 17:03

    Domethene kot po e falim Sazanin?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?