Nga sondazhi i përjavshëm “Zëri i Shqiptarëve” (që bëra për televizionin ABC), rezultoi se 36.2% e shqiptarëve të këtushëm nuk kanë opinion pozitiv për asnjërën nga dy partitë e mëdha - as për PS-në dhe as për PD-në (për PS-në kanë opinion pozitiv 41.3%, ndërsa për PD-në vetëm 22.5%).
Me ekstrapolim të përafërt statistikor, i bie që rreth 700 mijë banorë të rritur të vendit (nga rreth 1.9 milionë gjithsej) nuk simpatizojnë asnjërën nga dy partitë kryesore!
Po për kë votuan më 11 maj këta që nuk kanë opinion pozitiv për asnjërën nga dy partitë e mëdha?
Pothuaj 7/10 e tyre nuk votuan fare më 11 maj, ndërsa 3/10 votuan kryesisht për partitë e vogla. Të cilat mund të jenë bërë edhe më të vogla elektoralisht pas sherreve të brendshme paszgjedhore…
Duke parë se partia kryesore opozitare (PD) ka aktualisht simpatizantë sa gjysma e partisë në pushtet (PS), e vetmja shpresë afatgjatë për rrotacion mbetet dalja e një force të re politike, të aftë për të thithur votat e shumicës dërrmuese të elektoratit gri (që akoma ka mbetur pa shtëpi…)
Komente
