Edi Rama

Opinion

Eduard Zaloshnja: Gara politike e Ramës deri më 2029, me veten…

6 Shtator, 17:38| Përditesimi: 6 Shtator, 17:40

  • Share

Kur Rama u zgjodh kryeministër për herë të parë (më 2013), votuan për të plot 16 deputetë të LSI-së. E për pasojë, LSI-ja zaptoi rreth 25% të posteve në administratën shtetërore.

Kur Rama u zgjodh kryeministër për herë të dytë (më 2017), votuan për të 19 deputetë të LSI-së. E për pasojë, LSI-ja zaptoi rreth 25% të posteve në administratën shtetërore.

Kur Rama u zgjodh kryeministër për herë të tretë (më 2021), nuk pati më nevojë për votat e deputetëve të LSI-së. E për pasojë, administrata u spastrua nga aktivistët e saj. Por sidoqoftë, fitorja e brishtë e PS-së më 2021 (4 mandate nga 74 që fitoi PS-ja, ishin në fije të perit), bëri që Rama të qeveriste më shumë me syrin tek zgjedhjet e 2025-ës, se sa tek e ardhmja e vendit.

Tani që PS ka një shumicë pothuaj të cilësuar në Kuvend, Rama duhet të mendojë kryesisht për të ardhmen e vendit, kur ta krijojë kabinetin e ri qeverisës. Sepse tani ka garë politike me veten – PD mund të mbledhë maksimumi 500 mijë vota, LSI më pak se 30 mijë vota, dhe partitë e tjera 150 mijë vota të shpërndara nëpër cepa të vogla elektorale…

SHËNIM: E vetmja garë politike për Ramën së afërmi mund të jetë Bashkia Shkodër më 2027. Më 11 maj 2025, PS-ja mori 24 mijë vota në territorin e Bashkisë Shkodër – pothuaj aq sa mori PD-ASHM. Kurse PSD mori rreth 6000 vota. Gjë që tregon se gara atje mund të jetë e fortë më 2027.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?