Egnatia, kampione e Superiores

Eduard Zaloshnja: Gjasat për katërshen e Ligës së Kampioneve dhe Superiores

23 Gusht, 13:19| Përditesimi: 23 Gusht, 13:25

  • Share

Para Kampionatit Europian, ndërtova një model me simulacione statistikore, që bazohej në të dhëna statistikore të futbollistëve, të aksesueshme në internet.

Nuk ishte një model i sofistikuar, por sidoqoftë, parashikonte me afërsi se cilat ekipe kishin gjasa më të mëdha për të vazhduar rrugën deri në majë. Modeli i mësipërm mund të përdoret për çdo kompeticion, mjafton që të futen në të dhënat e futbollistëve të ekipeve që garojnë. Kështu, modelin tim e përdora për të llogaritur gjasat për katërshen e Championsit dhe të Superiores shqiptare.

Ndër 10 mijë simulacionet statistikore të ndeshjeve në Championsit, Real Madrid rezultoi se arrin deri në katërshen e parë në 91 % të tyre, ndjekur nga Mançester Siti me 82 %, Inter me 54 % dhe Bajern Mynih me 53 %. Ekipet e tjera kishin gjasa më të vogla. Në sa nga 10 mijë simulacionet statistikore këto ekipe përfundojnë në katërshen finale të Champions League?

Real Madrid 91%
Mançester Siti 82%
Inter Milano 54%
Bajern Mynih 53%
Ndër 10 mijë simulacionet statistikore të ndeshjeve në Superligën shqiptare, Egnatia rezultoi se arrin deri në katërshen e parë në 73 % të tyre, ndjekur nga Vllaznia me 58 %, Partizani me 55 % dhe Tirana me 54 %. Ekipet e tjera kishin gjasa më të vogla. Në sa nga 10 mijë simulacionet statistikore këto ekipe përfundojnë në katërshen finale të Superiores shqiptare?

Egnatia 73%

Vllaznia 58%

Partizani 55%

Tirana 54%

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?