Pogradeci

Eduard Zaloshnja: Gjatë ditës në Pogradec, gjatë darkës në 'Dublin'

11 Gusht, 11:59| Përditesimi: 11 Gusht, 12:01

  • Share

Para 15 vjetësh, plazhi i Pogradecit ishte nje plazh i lezetçëm provincial. Gjatë ditës pushuesit kënaqeshin në rërë e në gjol, dhe gjatë darkës kënaqeshin me kërrnackat që piqeshin në zgarrat tymosëse buzë shëtitores. Plus, dëgjonin serenata korçare, diku live e diku me foni.

Kurse sot plazhi i Pogredecit ka nuanca më kozmopolitane.

Gjatë ditës pushuesit vazhdojnë të shijojnë rërën dhe gjolin në plazhe publike e private, por në darkë nuk tymosen më nga zgarrat e kërrnackave buzë shëtitores.

Menytë e restoranteve janë të shumllojta - nga kërrnackat, te korani, e deri tek sushi.

Edhe muzika në darkë shkon nga serenatat korçare në disa lokale verore tradicionale, deri tek muzika funk e techno në disa lokale të reja.

Për mua personalisht, i veçantë është një Irish Pub në qendër të plazhit, që më bën ta ndjej veten si në Dublin, me gjolin e Pogradecit në sfond.

Nuk mund ta imagjinoja para 15 vjetësh që në Pogradec të përjetoja edhe gjolin e mrekullueshëm gjatë ditës, edhe një darkë në një Irish Pub si në Dublin!

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?