Sondazhi i Report Tv

Opinion

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral

26 Dhjetor, 09:59| Përditesimi: 26 Dhjetor, 10:00

  • Share

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor. Vendimi u njoftua më 24 Dhjetor. Padia ishte bërë për të rrëzuar paktin PD-PS për listat e mbyllura dhe ndryshime të tjera, por tashmë ankimimi nuk është marrë parasysh.

Në vendim shkruhej: “Gjykata vlerësoi se pretendimet e kërkuesve nuk janë të bazuara, sepse lidhen me rezultat e votimit, që i korrespondon shpërndarjes së mandateve, ndërsa sipas nenit 64 të Kushtetutës, kjo shpërndarje dhe masa e shtrirjes së votimit parapëlqyes i është deleguar ligjvënësit (Parlamentit), ndërkohë që garancia kushtetuese për ushtrimin e së drejtës së votës parapëlqyese në nenin 64, pika 3 të Kushtetutës lidhet me procesin e votimit”, theksohet në vendimin e marrë.

Teksa shpjegohej më tej se  nuk u konstatatua se ka cenim të barazisë para ligjit dhe se parashikimet ligjore u drejtohen në mënyrë të njëjtë të gjithëve, shkruhej : “Bazuar po në këtë premisë, Gjykata nuk konstatoi as cenim të parimit të barazisë përpara ligjit si për partitë politike ashtu dhe për organizatat dhe individët në dy aspektet e mësipërme, së drejtës për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur, për sa kohë që në analizë të pretendimeve të kërkuesve dhe të dispozitave objekt shqyrtimi, rezultoi se parashikimet ligjore i drejtohen në mënyrë të njëjtë të gjithë subjekteve zgjedhore dhe zgjedhësve, prandaj, për rrjedhojë, nuk bëjnë diferencim mes tyre në procesin e votimit”.

Po si përballen këto paragrafë të gjatë juridikë me realitetin aktual elektoral?

Nga sondazhi që publikova mbrëmë në Report TV, rezultoi se aktualisht pothuaj të gjitha mandatet nëpër qarqe i sigurojnë kandidatët e listave të mbyllura, të parazgjedhur nga kryetarët e partive. Shumë pak deputetë mund futen në Kuvend nga konkurenca gjoja e lirë e listave të hapura…

Kështu, me votat e sotme në Qarkun Shkodër, mund të marrin deri në 11 mandate kandidatët e listave të mbyllura të kryetarëve, nga 11 gjithsej.

Me votat sotme në Qarkun Dibër, mund të marrin deri në 4 mandate kandidatët e listave të mbyllura të kryetarëve, nga 5 gjithsej.

Me votat e sotme në Qarkun Lezhë, mund të marrin deri në 6 mandate kandidatët e listave të mbyllura, nga 7 gjithsej.

Me votat e sotme në Qarkun Durrës, mund të marrin deri në 10 mandate kandidatët e listave të mbyllura, nga 14 gjithsej.

Me votat e sotme në Qarkun Tiranë, mund të marrin deri në 32 mandate kandidatët e listave të mbyllura, nga 37 gjithsej.

Pas dy javësh do të prezantoj edhe qarqet e tjera, por kandidatët e parazgjedhur nga kryetarët e partive duket se dominojnë kudo…

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi: 26/12/2024 10:34

    O sondazhist i pavarur, uahahahahah.

    Përgjigju
  • Altin: 26/12/2024 10:30

    Edo tgjitha paskan hik nga Pd? PS vazhdon solide? Llogjika sa me shume skanadle abuzimi e vjedhje dalin ne drite, aq me shume solide behet mazhoranca. Seshte lajm i mire per qhtetaret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?