Sondazhi i Report TV, në bashkëpunim me Eduart Zaloshnjën

Opinion

Eduard Zaloshnja: Gjysma e elektoratit historik të PD-së ka firuar…

13 Dhjetor 2024, 17:35| Përditesimi: 13 Dhjetor 2024, 17:40

  • Share

Në sondazhin që zhvillova këto ditë për Report TV, plot 2227 zgjedhës të prirur për të votuar (2004 të vendosur dhe 223 ende të lëkundur), iu përgjigjën një sërë pyetjesh rreth aktualitetit politik. 

Por ndryshe nga sondazhet paraardhëse, në sondazhin e fundit u shtua edhe kjo pyetje e karakterit historik: “Qysh nga themelimi i PD-së, a keni votuar ndonjëherë për të? (Pavarësisht se çfarë prirje vote mund të keni sot)”.

Plot 51% e të anketuarve u përgjigjën që kanë votuar të paktën një herë për PD-në në historikun e saj 34-vjeçar. Madje përqindja ishte më e lartë ndër të anketuarit jashtë Shqipërisë – plot 55%.

Ndërkohë, vetëm 28% e të gjithë të anketuarve (31% e të vendosurve për të votuar qysh sot) votojnë aktualisht për PD-në. Me fjalë të tjera, pothuaj gjysma e zgjedhësve të prirur për të votuar (të vendosur plus të lëkundur) kanë votuar dikur për PD-në, por tani nuk votojnë më për të.

Në sondazh nuk ishin të përfshirë ata që nuk votojnë për asnjë parti. Dhe ndër ta mund të ketë shumë që kanë votuar dikur për PD-në, por tani nuk duan të votojnë fare…

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD shpërblen aleatët me 8 mandate të sigurta, si e vlerësoni?