Nëntë ditë para zgjedhjeve të 11 majit, plot 26500 zgjedhës të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit nuk i kanë marrë ende zarfet e dërguara nga KQZ-ja me DHL. Shumica dërrmuese e këtyre që ende nuk i kanë marrë zarfet e KQZ-së banojnë në Greqi. Ose është një problem i shtetit grek me sistemin e adresave, ose është problem i nënkonraktorëve lokalë grekë të kompanisë gjermane DHL.
Në fakt, ndër zgjedhësit në Greqi që e kanë marrë zarfin e KQZ-së, mbi 36% i kanë dërguar tashmë votat në KQZ. Por përqindja gjithsej është shumë e ulët (vetëm 26% e të regjistruarve e kanë dërguar votën, sepse 30% e tyre ende nuk e kanë marrë zarfin e KQZ-së).
Siç mund ta shihni në tabelën e mëposhtme, rekordin ndër shtetet ku ka mbi 2500 zgjedhës të regjistruar në KQZ e mban Belgjika me 70% vota të mbërritura nga ata që janë regjistruar për të votuar, e ndjekur nga Gjermania (68%) dhe Italia (64%).
Komente

Problematika me zarfat nuk duhet adresuar Greqise por neglizhences te Shoqerise qe morri persiper shperndarjen.Pergjegjesi ka KQZ-ja si organi qe ka neneshkruar kontraten. Problematikat e ketyre zarfave ne Greqi tregon se sa keq punojme ne dhe asnjehere nuk nxierrim pergjegjesi por ua faturojme te tjereve.Pse nuk u realizuan kushtet e kontrates?A mund te flase kryetari i KQZ-s?Pse hesht?
Përgjigju