Foto ilustruese

Opinion

Eduard Zaloshnja: Gropa 50-përqindëshe e Fierit

5 Qershor, 13:56| Përditesimi: 5 Qershor, 13:58

  • Share

Gropa elektorale e Aleancës për Shqipërinë Madhështore ishte e madhe brenda vendit – pothuaj 250 mijë vota firo, ose minus 34%, krahasuar me votat që morën PD+LSI+etj më 2021. Kurse në Qarkun Fier, gropa ishte madhështore – pothuaj 50%!

Para se të zhbirilohet gropa e këtushme madhështore në Qarkun Fier, duhet saktësuar se votat nga diaspora nuk ndryshuan asnjë mandat në këtë qark (as votat nga Greqia dhe as ato nga Italia e vende të tjera).

Në votimin e këtushëm, PS-ja mori vetëm 6% më shumë vota se më 2021 në Qarkun Fier. Por ama, siguroi plot 3 mandate më shumë se 9 mandatet që siguroi para katër vjetësh në këtë qark - pa ndihmën e votave të diasporës! Ky rritje gjigande e numrit të mandateve të PS-së me 33% nuk erdhi prej rritjes modeste të votave socialiste, por kryesisht prej dobësisë madhështore të Aleancës për Shqipërinë Madhështore – kësaj aleance i firuan pothuaj 50% e votave që partitë përbërëse të saj (PD+LSI+etj) morën këtu para katër vjetësh.

Gropat madhështore në secilën bashki të Qarkut Fier janë paraqitur në tabelën e mëposhtme. Nga tabela duket qartë se gropat madhështore lokale të qarkut janë mbushur pjesërisht nga partitë e vogla.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?