Më 11 maj PS-ja mori brenda vendit rreth 34 mijë vota më pak se më 2021 – një firo prej 4.5%. Sidoqoftë, ajo arriti të sigurojë 9 mandate më shumë se para katër vjetësh, vetëm falë gropës madhështore 250-mijë-votëshe të koalicionit Berisha-Meta. Por jo në çdo bashki PS-ja pësoi rënie – në 27 nga 61 bashki gjithsej, ajo shënoi rritje krahasuar me 2021-shin.
“Kodra” më e lartë e PS-së u regjistrua në Bashkinë Shkodër – plot 44% më shumë vota për PS-në, krahasuar me 2021-shin. Kurse “gropa” më e thellë u regjistrua në Bashkinë Pukë – plot 44.3% më pak vota për PS-në, krahasuar me 2021-shin.
Tabela e mëposhtme jep një pasqyrë të plotë për të 61 bashkitë e vendit.
Komente

Kot nuk thonë "shkodran prej puke"janë njerëz të trashë kaq kuptojnë,rrugën ua bëri Edi,qyteti nga fshat është kthyer në një pedonale të bukur,pallatet u sakatuan u lyen e u mbuluan,teleferikun e bëri e plot të tjera o shkodran prej PYKE se të tillë jeni.
Përgjigju