Vangjel Tavo

Eduard Zaloshnja: Himara, kyçi i mandatit të 9-të socialist në qarkun Vlorë

12 Shtator, 14:54| Përditesimi: 12 Shtator, 15:00

  • Share

Sot KQZ-ja i dha zyrtarisht Vangjel Tavos të PS-së mandatin e kryebashkiakut të Himarës, pasi një seri ankimimesh të opozitës dështuan juridikisht. Disa ditë më parë, drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Bledi Çuçi, deklaroi se objektivi i tij si drejtues është që në qarkun Vlorë të sigurohen 9 mandate për PS-në. Të dyja këto lajme kanë një korrelacion statistikor…

Qysh më 2009 (kur PS-ja ishte në opozitë), në bashkitë që përbëjnë qarkun Vlorë, PS-ja ka patur një përkrahje të qendrueshme, si në zgjedhjet parlamentare, edhe në ato lokale. Përjashtim ka bërë vetëm Bashkia Himarë (nga 7 gjithsej të qarkut Vlorë), ku përkrahja është luahtur në intervalin 49%-60% (si rrjedhojë e ndikimit të zgjedhësve që kanë ardhur nga Greqia për të votuar).

Në zgjedhjet e fundit parlamentare (2021), PS-ja mori në qarkun Vlorë 7,618 vota më shumë se ç’i duheshin për 8 mandatet që mori atje – për vetëm 1154 vota nuk arriti të merrte mandatin e 9-të. Në zgjedhjet e 4 gushtit të këtij viti Vangjel Tavo mori 5022 vota – plot 1200 më shumë se sa mori vjet paraardhësi i tij socialist.

Këto shifra tregojnë se me Tavon në krye të Himarës, PS-ja mund ta kapë kuotën e 9 mandateve parlamentare në Qarkun Vlorë. Sidoqoftë mbetet të shihet sesi do të votojnë zgjedhësit e shumtë të qarkut në emigracion, që për herë të parë do të kenë mundësinë të votojnë me postë nga atje ku jetojnë…

 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 12/09/2024 15:08

    Shkruesit e reghimit shkerdhatokratik te lene pa fjale. A thua ka rendesi mandat i nente apo dhjete. Mjafton fakti i korruptimit dhe degradimit njerzor e intelektual, perfshire edhe kete Zaloshnjen, per tr kuptuar gjendjen e rende qe kanceri ramist e ka cuar shoqerine shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?