Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të dëmshpërblimit për të burgosurit politikë gjatë diktaturës komuniste (https://financa.gov.al/newsroom/ministria-e-financave-nis-procedurat-e-pageses-se-kestit-te-peste-per-trashegimtaret-e-ish-te-denuarve-politike/). Nga kqyrja e emrave/mbiemrave të listës, rezulton se pothuaj gjysma janë nga familje katolike!
Nga ana tjetër, vetëm 11.5% e banorëve të rritur të Shqipërisë kanë prejardhje familjare tradicionale katolike. Kështu rezultoi nga një studim i thellë statistikor që kreva me shkrimtarin/studiuesin e mirënjohur Bashkim Shehu, të mbështetur nga fondacioni gjerman Konrad-Adenauer-Stiftung (studimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar këtë link: https://www.kas.de/sq/web/albanien/titujt/-/content/studim-statistikor-mbi-besimin-fetar-ne-shqiperi-1).
Pra, katolikët përbëjnë diçka më shumë se 1/10 e popullsisë së vendit, ndërkohë që familjarët e tyre përbëjnë pothuaj 1/2 e të dënuarve politikë gjatë diktaturës komuniste!
Po sa prej katolikëve janë besimtarë aktualisht?
Teksa vetëm 11.5% e banorëve të rritur të Shqipërisë kanë prejardhje familjare tradicionale katolike, ata janë besimtarët më të devotshëm. Kështu, plot 73% e të rriturve me prejadhje nga familje tradicionalisht katolike besojnë personalisht në fenë e familjes së tyre. Kjo përqindje është edhe më e lartë (80.3%) në grupmoshën 40-64 vjeç (brezi që u formua kur feja ishte e ndaluar nga regjimi komunist). Mesatarisht, ndër të rriturit nga familje me prejardhje të tjera fetare, vetëm 54.1% besojnë në fenë e familjes së tyre (shihni tabelën më poshtë).
Plot 33.5% e të rriturve me prejadhje nga familje tradicionalisht katolike shkojnë rregullisht në kishë (të paktën një herë në muaj), krahasuar me vetëm 20.3% të të rriturve nga familje me prejardhje të tjera fetare.
Plot 33.4% e të rriturve me prejadhje nga familje tradicionalisht katolike mbajnë kreshmë, krahasuar me vetëm 20.9% të të rriturve nga familje me prejardhje të tjera fetare, që mbajnë kreshmë ose agjërojnë.
E kështu me rradhë, të rriturit me prejadhje nga familje tradicionalisht katolike kanë indikatorë më të lartë besimi fetar se të tjerët, duke përfunduar me treguesin shumë domethënës të lutjeve fshehtazi gjatë regjimit komunist – familjet e tyre luteshin fshehtazi gjatë regjimit komunist edhe përkundër rrezikut të shkuarjes në burg në masën 61.1%, krahasuar me vetëm 36.1% ndër të tjerët.
Indikatorët e besimit fetar | Me prejardhje familjare katolike | Me prejardhje familjare tjetër |
Besojnë personalisht në fenë e origjinës familjare | 73.0% | 54.1% |
Shkojnë të paktën një herë në muaj në kishë/xhami/teqe | 33.5% | 20.3% |
Mbajnë kreshmë ose agjërojnë | 33.4% | 20.9% |
Shtrojnë dreka/darka për festat e mëdha fetare | 79.0% | 66.6% |
Besojnë në jetën e përtejme | 73.4% | 53.1% |
Besojnë se bota e përtejme ndahet në Parajsë dhe Ferr | 70.1% | 54.7% |
Familjet e tyre luteshin fshehtazi gjatë regjimit komunist | 61.1% | 36.1% |
Komente

Kush më shumë se klerikët katolik i shërbyen okupatorit dhe bandave diversante?Më gjëni një të dytë në vëndet që u pushtuan nga nazifashistët.Ndikimi i tyre në rekrutimet në bandat e diversantëve nën emrin e luftës ndaj komunizmit.
PërgjigjuKush me shume se katoliket konntriboj per identitetin shqiptare. Kush me shume se myslymanet krijoj komunizmin satanik e persekutoj 300mij shqiptare Kush me shume se Haxhi Qamili dogji Shqiperin e mesme? Kush me shume se Esat pasha tradhtoj vendin e tij. Jazëk te qofte.